Skip to content
DiploTrack
30 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-11 · data through unknown

SQ · statement #17847 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se kur një qytetar kërkon ndihmë mjekësore, ai pret ta marrë shërbimin e duhur, në kohën e duhur dhe me kujdesin e duhur, pret të dëgjohet, të trajtohet me dinjitet dhe të ndihet i sigurt. …
Full original text (SQ, 1,163 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se kur një qytetar kërkon ndihmë mjekësore, ai pret ta marrë shërbimin e duhur, në kohën e duhur dhe me kujdesin e duhur, pret të dëgjohet, të trajtohet me dinjitet dhe të ndihet i sigurt. Ajo më tej tha se besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor ndërtohet nëpërmjet shërbimeve të sigurta, të qasshme dhe cilësore. Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Zvicrës, e cila nëpërmjet SDC-së, mbështet vazhdimisht zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë. Presidentja ka thënë se është e bindur se kjo konferencë do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira, ashtu siç është e bindur se në qendër të investimeve dhe reformave duhet të jenë pacientët, shëndeti dhe siguria e tyre. Në fund, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë dhe i një shoqërie me qytetarë të shëndetshëm.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, has participated today in the First International Conference on Health Services. In her speech before the audience, President Shiroka Pula said that when a citizen seeks medical assistance he expects to receive proper service at an appropriate time and with due care, hopes to be heard, treated in dignity and feel secure. She further said that citizens ’ faith in the health system is built through safe, secure and quality services. On this occasion, President Shiroka Pula has appreciated Switzerland's important contribution through SDC to the development of the health sector in Kosovo. The President has said he is convinced that this conference will serve as an important space for the exchange of experiences, ideas and good practices, just like it's believed that in focus on investments and reforms they should be patients, health and safety. Finally, President Shiroka Pula has said that the strong health system is the foundation of a strong state and association with healthy citizens.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Neutral toward unnamed target“Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se kur një qytetar kërkon ndihmë mjekësore, ai pret ta marrë shërbimin e duhur, në kohën e duhur dhe me kujdesin e duhur, pret të dëgjohet, të trajtohet me dinjitet dhe të ndihet i sigurt.”
  • Positive toward unnamed target“Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Zvicrës, e cila nëpërmjet SDC-së, mbështet vazhdimisht zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.”