Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-11 · data through unknown
SQ · statement #17845 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin diskutoi për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-së në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen për partitë politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët. …Full original text (SQ, 1,342 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin diskutoi për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-së në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen për partitë politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët. Ajo çmoi gjithashtu bashkëpunimin me Kuvendin dhe angazhimin për fuqizimin e grave në politikë dhe në vendimmarrje. Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja theksoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues, respektimit të kompetencave të secilit institucion dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, si dhe për çështje që ndërlidhen me sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with European and Euro-Asian High Commissioner at International Institute (IRI), Stephen B. Nix, who discussed democratic development in Kosovo and multiyear cooperation with this institution. President Shiroka Pula appreciated IRI's contribution to the promotion of democracy and strengthening democratic institutions in Kosovo, particularly support for political parties, their organization improved and communication with citizens. It also appreciated the co-operation with Kuwait and commitment to strengthening women in politics and decision making. Speaking about developments in the country, the President stressed that consolidation of democracy requires functional institutions, respect for power-sharing, judiciary independence and institutional responsibility. It underscored the importance of maintaining a constitutional order, respect for each institution’s competence and building confidence in its institutions. The meeting also discussed possibilities for increased co-operation between Kosovo and IRI institutions, focusing on democratic education, the fight against disinformation, promoting political debate as well as issues related to regional security and the EuroAtlantic perspective of Kosovo.
No tone or topic tags yet.