Skip to content
DiploTrack
29 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-12 · data through unknown

SQ · statement #17857 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar nga ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës. Presidentja Shiroka Pula në fjalën e saj para të pranishmëve tha se për Kosovën, Belgjika është shtet mik, i cili qëndroi pranë nesh në momentet më të vështira të historisë sonë. …
Full original text (SQ, 1,300 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar nga ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës. Presidentja Shiroka Pula në fjalën e saj para të pranishmëve tha se për Kosovën, Belgjika është shtet mik, i cili qëndroi pranë nesh në momentet më të vështira të historisë sonë. Ajo më tej tha se populli ynë nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, as qëndrimin e saj parimor në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s, për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke shtuar më tej se ky solidaritet do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive. Presidentja Shiroka Pula më tej shtoi se Belgjika që nga njohja e pavarësisë së Kosovës, ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe rrugëtimin tonë euroatlantik. Sipas saj, marrëdhëniet tona po forcohen edhe më shumë, duke theksuar faktin se një urë e veçantë ndërmjet vendeve tona është mërgata e Kosovës në Belgjikë. Presidentja Shiroka Pula tha se të dy shtetet kanë potencial të madh për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe institucional. Në fund, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, took part in today's organized expectation by the Belgian Embassy in Kosovo, with regard to the note on King’s Day. President Shiroka Pula in her previous speech to the audience said that for Kosovo, Belgium is a friend state which stood by us at the most difficult times of our history. She further said that our people do not forget Belgium's solidarity during the 1998-1999 war, nor its primary position in support of NATO intervention to protect life and human dignity, adding that this solidarity will always remain part of our collective memory. President Shiroka Pula further added that Belgium, from the recognition of Kosovo's independence, has consistently supported our state building, democratic development and EU-Atlantic road. According to it, our relations are further strengthened by stressing the fact that a particular bridge between our countries is Kosovo's market in Belgium. President Shiroka Pula said both states have great potential to deepen economic, educational, cultural and institutional co-operation. Finally, President Shiroka Pula stressed that Kosovo sees Belgium as an important partner in the European road.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Ajo më tej tha se populli ynë nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, as qëndrimin e saj parimor në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s, për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke shtuar më tej se ky solidaritet do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive.”
  • Positive toward unnamed target“Presidentja Shiroka Pula tha se të dy shtetet kanë potencial të madh për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe institucional.”