Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-18 · data through unknown
SQ · statement #17985 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “Let’s Talk 2026”.
Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se dialogu na afron, na ndihmon t’i kuptojmë përvojat e të tjerëve dhe të kapërcejmë barrierat që na ndajnë. …Full original text (SQ, 1,099 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “Let’s Talk 2026”. Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se dialogu na afron, na ndihmon t’i kuptojmë përvojat e të tjerëve dhe të kapërcejmë barrierat që na ndajnë. Ajo ka vlerësuar se pikërisht këtë mundësi e krijon “Let’s Talk”, si një hapësirë ku njerëzit flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që duan t’i shohin në shoqëri. Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se barazia nuk matet vetëm me të drejtat e njohura me ligj, por edhe me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme, për të vendosur për të ardhmen e tij. Sipas saj, secili ka përgjegjësi të mos lejojë që paragjykimet të bëhen pengesë për të tjerët. Në përmbyllje, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, has taken part in today's sixth edition of Roman and Egyptian cultural activities "Let’s Talk 2026". On this occasion, President Shiroka Pula stressed that the dialogue is close to us, helping us understand others ’ experiences and overcome their barriers. It has appreciated that this is exactly what Let’s Talk creates, as an open space where people are talking about their experiences, the challenges they face and the changes they want to see in society. President Shiroka Pula has emphasized that the balance is not only measured by legally recognized rights but also with opportunities for each one to decide on his future. According to it, everyone has the responsibility not to let prejudice become a stumbling block for others. By contrast, addressing young people from the Roman communities, ascal and Egyptian, President Shiroka Pula has stressed that their aspirations are in Kosovo, their voice is important and their future should be built on equal opportunities.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se barazia nuk matet vetëm me të drejtat e njohura me ligj, por edhe me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme, për të vendosur për të ardhmen e tij.”