Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-18 · data through unknown
SQ · statement #17984 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. …Full original text (SQ, 1,013 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit, Presidentja potencoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për mbajtjen e takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve, për të identifikuar sektorët me potencial dhe për të nxitur investimet e reja.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for Hungary's Ambassador to Kosovo, Lázló Dux. President Shiroka Pula appreciated the good relations between Kosovo and Hungary and expressed appreciation for its continued support from the war period, during the building process and in efforts to consolidate Kosovo's international consolidation. In this context, President Shiroka Pula stressed the importance of continuing Hungary's support for its membership process in the Council of Europe as well as progress towards European integration and acceptance of EU candidate status for accession. At the meeting, the President strengthened the importance of implementing an Economic Co-operation Agreement between two countries and needed to hold a future European Commission meeting with business representatives, in order to identify potential sectors and promote new investments.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.”
- Positive toward unnamed target“Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”