Skip to content
DiploTrack
15 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-17 · data through unknown

SQ · statement #17979 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. …
Full original text (SQ, 1,144 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë. Gjithashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë. Presidentja theksoi nevojën që bashkëpunimi me Japoninë të thellohet edhe në lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe në mbështetjen e aspiratave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with Japan's ambassador to Kosovo, Kiminor Iwama, with his delegation, which he discussed bilateral relations and further possibilities of co-operation between two countries. President Shiroka Pula expressed his appreciation for Japan's continued support to Kosovo, from the awareness of independence until I supported country development and membership efforts in international organisations. It appreciated co-operation in the areas of economic, education, health and environmental protection as well as the importance of MEXT budget programmes for Kosovo students. It also stressed the need for economic co-operation through investment protection agreements and double taxation. The President stressed the need for cooperation with Japan to be further enhanced in facilitating visa-free travel for Kosovo citizens and supporting aspirations for membership in international organisations. It also appreciated Japan's role in strengthening the stability and prosperity of the region.

No tone or topic tags yet.