Skip to content
DiploTrack
16 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-17 · data through unknown

SQ · statement #17978 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Borut Blaj. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe procesin e integrimit evropian. …
Full original text (SQ, 1,167 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Borut Blaj. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe procesin e integrimit evropian. Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin strategjik për anëtarësim në NATO, si kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi potencialin për rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e nxitjes së investimeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with Slovenia's ambassador to the republic of Kosovo, Borut Blay. The meeting reaffirmed friendly relations between the two countries and co-existence for further deepening bilateral cooperation. President Shiroka Pula expressed appreciation for Slovenia's continued support for strengthening Kosovo institutions and the European integration process. It stressed the importance of Slovenian support for Kosovo's membership in the Council of Europe and advance Euro-Atlantic aspirations, particularly strategic goals for NATO membership as a contribution to security and stability at country level and region. The meeting also discussed the depth of economic co-operation, increase in investment and trade exchanges. As far as economic co-operation is concerned, President Shiroka Pula appreciated the potential for increasing investments, trade exchanges and cooperation between businesses in both countries. In this context, President Shiroka Pula stressed the importance of promoting investment and deepening economic co-operation between Kosovo and Slovenia.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward North Atlantic Treaty Organization“Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin strategjik për anëtarësim në NATO, si kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon.”