Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-10 · data through unknown
SQ · statement #17820 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor. …Full original text (SQ, 1,268 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor. Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit. Presidentja theksoi rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të japë kontribut të veçantë në forcimin e partneritetit Kosovë–Zvicër. Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Presidentja Shiroka Pula potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e Kosovës.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, expected to meet Switzerland's Ambassador in Kosovo Anne-Lise Cattin Hennin, who discussed bilateral relations between two countries, mutual cooperation and continued support for Sweden for Kosovo. President Shiroka Pula appreciated the excellent relations between Kosovo and Switzerland, stressing that this country continues to be one of our most important partners in both political aspects as well as economics and development. It expressed its appreciation for Switzerland's multi-year commitment to Kosovo ' s development, support in the construction process and European road route. The President stressed the extraordinary role of Albanian mercenary in Switzerland, which continues to make special contributions toward strengthening Kosovo - Sweden's partnership. The meeting also appreciated the contribution of Swiss Armed Forces through the Swiss contingent, part of KFOR Peace Mission in NATO since 1999, to support security and stability in Kosovo. President Shiroka Pula said co-operation between the two countries would continue to deepen and that Switzerland would remain Kosovo's support.
No tone or topic tags yet.