Skip to content
DiploTrack
35 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-09 · data through unknown

SQ · statement #17798 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit. …
Full original text (SQ, 1,002 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit. Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve. Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with Ambassador to the Federal Republic of Germany in Kosovo, Rainer Rudolph. The meeting confirmed excellent relations between Kosovo and Germany, as well as built partnership between the two states. President Shiroka Pula expressed his appreciation for Germany's continued support in various phases of Kosovo ' s efforts to freedom, independence and stability, stressing the importance of this aid even on further road towards EU-Atlantic integration. The meeting also appreciated the role of Albanian diaspora in Germany, which played an important link between two countries and contributed to strengthening relations among peoples. President Shiroka Pula and Ambassador Rudolph also discussed further possibilities for co-operation in the field of common interest, as well as progress on partnership between Kosovo and Germany.

No tone or topic tags yet.