Skip to content
DiploTrack
50 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-30 · data through unknown

SQ · statement #17634 ·

Është kënaqësi të jem sot me ju, në këtë konferencë që bashkon gra ndërmarrëse nga Kosova, rajoni dhe diaspora. Kjo është një mundësi për të prezantuar punën tuaj, për t`i shkëmbyer përvojat dhe për të krijuar mundësi të reja. Fuqizimi ekonomik i grave është çështje e barazisë, por edhe e zhvillimit ekonomik. Kur gratë kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre, përfiton e gjithë shoqëria. …
Full original text (SQ, 1,443 Characters) ▾

Është kënaqësi të jem sot me ju, në këtë konferencë që bashkon gra ndërmarrëse nga Kosova, rajoni dhe diaspora. Kjo është një mundësi për të prezantuar punën tuaj, për t`i shkëmbyer përvojat dhe për të krijuar mundësi të reja. Fuqizimi ekonomik i grave është çështje e barazisë, por edhe e zhvillimit ekonomik. Kur gratë kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre, përfiton e gjithë shoqëria. Krijohen vende pune, rritet konkurrenca dhe forcohet ekonomia. Megjithatë, gratë ende përballen me pengesa në qasjen në financim, tregje dhe rrjete biznesi. Prandaj, duhet të krijojmë kushte që ato jo vetëm të hapin biznese, por edhe t’i zhvillojnë dhe t’i zgjerojnë ato. Kjo çështje ka edhe një domethënie personale për mua. Në fillim të viteve 2000, isha pjesë e grupit punues për Integrimin e Grave në Ekonomi, gjatë hartimit të Planit të Veprimit të Kosovës për Arritjen e Barazisë Gjinore. Plani u miratua në vitin 2004. Prej atëherë, bindja ime mbetet e njëjtë. Barazia gjinore merr kuptim kur shndërrohet në mundësi konkrete për gratë. Kosova ka shënuar hapa përpara. Mbi 12 mijë gra kanë përfituar nga programet e mbështetjes së punësimit. Por duhet të bëjmë më shumë. Qasja në kredi mbetet një nga sfidat kryesore. Bankat dhe institucionet financiare duhet të shqyrtojnë kritere më fleksibile të kreditimit. Një biznes duhet të vlerësohet edhe për idenë, planin dhe potencialin e tij, jo vetëm për pronën që mund të ofrojë si garanci.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

It is a pleasure to be with you today, at this conference involving business women from Kosovo, the region and diaspora. This is an opportunity to present your work, change experiences, and create new opportunities. The economic strength of women is the issue of equality, but also economic development. When women are able to develop their businesses, society benefits. Workplaces are created, competition grows and the economy is strengthened. However, women still face obstacles to the decline in finance, markets and business networks. So we must create conditions that not only open up businesses but also develop and expand them. This matter also has a personal meaning for me. In the early 2000s, I was part of a working group for Grave Integration in Economy while drafting Kosovo's Action Plan on Progress to Gender Barrieria. The plan was approved in 2004. Since then, my obedience has remained the same. The genetic barrier is understood when it changes into a specific possibility for women. Kosovo has taken steps forward. Over 12,000 women have benefited from employment support programmes. But we have to do more. The credit gap remains one of the main challenges. Banks and financial institutions should consider more flexible credit criteria. A business should also be evaluated for its ideas, plan and potential not only on the property that can offer as a guarantee.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Negative toward unnamed target“Megjithatë, gratë ende përballen me pengesa në qasjen në financim, tregje dhe rrjete biznesi.”
  • Positive toward unnamed target“Fuqizimi ekonomik i grave është çështje e barazisë, por edhe e zhvillimit ekonomik.”