Skip to content
DiploTrack
51 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-30 · data through unknown

SQ · statement #17633 ·

Presidentja ka thënë se kujdesi për shëndetin nuk duhet të jetë çështje vetëm e muajit rozë, duhet të jetë pjesë e angazhimit gjatë gjithë vitit. Më tej, Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje të gjitha grave që të mos e neglizhojnë shëndetin, të kontrollohen me kohë, të bisedojnë me profesionistët shëndetësorë si dhe t’i inkurajojnë edhe gratë e tjera që të kujdesen për veten. …
Full original text (SQ, 947 Characters) ▾

Presidentja ka thënë se kujdesi për shëndetin nuk duhet të jetë çështje vetëm e muajit rozë, duhet të jetë pjesë e angazhimit gjatë gjithë vitit. Më tej, Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje të gjitha grave që të mos e neglizhojnë shëndetin, të kontrollohen me kohë, të bisedojnë me profesionistët shëndetësorë si dhe t’i inkurajojnë edhe gratë e tjera që të kujdesen për veten. Ajo ka thënë se sot jemi këtu edhe për t’ju dhënë mbështetje atyre që po përballen me këtë sëmundje, jemi pranë grave që po trajtohen, pranë atyre që e kanë kaluar këtë betejë dhe pranë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur. Presidentja Shiroka Pula më tej tha se le ta shndërrojmë këtë marsh në një zotim të përbashkët, të flasim më shumë për parandalimin, të kërkojmë kontrolle të rregullta. Sepse, sipas saj, pas çdo kontrolli mund të qëndrojë një mundësi për zbulim të hershëm dhe pas çdo zbulimi të hershëm, një mundësi më e madhe për jetë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President has said that health care should not be the only issue of the rose month, it must be part of commitment throughout the year. Further, President Shiroka Pula has called on all women to avoid neglecting their health, to be monitored in time, to talk with healthcare professionals as well as to encourage other women to take care of themselves. She said that today we are here to support those who are suffering from this disease, and we are with the women who are being treated, those who have suffered this war and their loved ones. President Shiroka Pula further said that we should turn this March into a joint mandate, talk more about prevention and seek regular controls. Because, according to it, after each check can be an opportunity for early detection and after every previous discovery, a greater possibility of life.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Më tej, Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje të gjitha grave që të mos e neglizhojnë shëndetin, të kontrollohen me kohë, të bisedojnë me profesionistët shëndetësorë si dhe t’i inkurajojnë edhe gratë e tjera që të kujdesen për veten.”
  • Positive toward unnamed target“Ajo ka thënë se sot jemi këtu edhe për t’ju dhënë mbështetje atyre që po përballen me këtë sëmundje, jemi pranë grave që po trajtohen, pranë atyre që e kanë kaluar këtë betejë dhe pranë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.”