Skip to content
DiploTrack
64 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-27 · data through unknown

SQ · statement #17571 ·

Kontributi austriak në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në vendin tonë, përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, është gjithashtu dëshmi e përkushtimit të saj ndaj stabilitetit të Kosovës dhe të rajonit tonë. Njëkohësisht, Austria ka qenë një mbështetëse e fuqishme e aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike, duke qëndruar përkrah nesh në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të sigurt, demokratike dhe të integruar në strukturat evropiane. …
Full original text (SQ, 1,492 Characters) ▾

Kontributi austriak në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në vendin tonë, përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, është gjithashtu dëshmi e përkushtimit të saj ndaj stabilitetit të Kosovës dhe të rajonit tonë. Njëkohësisht, Austria ka qenë një mbështetëse e fuqishme e aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike, duke qëndruar përkrah nesh në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të sigurt, demokratike dhe të integruar në strukturat evropiane. Për të gjitha këto, shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Austrisë, institucionet e saj dhe qytetarët e saj. Jam e bindur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen dhe të thellohen edhe më tej. Ekziston një potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, shkencën, kulturën, teknologjinë, ekonominë dhe inovacionin. Investimi në këto fusha do të krijojë mundësi të reja për qytetarët tanë, do të afrojë edhe më shumë shoqëritë tona dhe do t’i japë një dimension të ri partneritetit Kosovë–Austri. Besoj fuqishëm se, duke u mbështetur në miqësinë e ndërtuar ndër vite, në besimin e ndërsjellë dhe në vlerat tona të përbashkëta, do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që u shërbejnë brezave të sotëm dhe atyre që vijnë. Të dashur miq, Popullit austriak i uroj paqe, mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm, ndërsa Republikës së Austrisë suksese në të gjitha sfidat dhe në kontributin e saj për një Evropë paqësore e të bashkuar.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Austria's contribution to the preservation of peace and security in our country, through participation in NATO peacekeeping mission KFOR, is also a witness to its commitment to Kosovo ' s stability and region. At the same time, Austria has been a strong supporter of our European and Euro-Atlantic aspirations, supporting us in the path towards a secure, democratic and integrated future in Europe's structures. For all of this, I express my deep appreciation for the Republic of Austria, its institutions and citizens. I am convinced that the relationship between our two countries will continue to strengthen and deepen. There is a great potential for expanding co-operation in the field of common interest, including education, science, culture, technology, economics and innovation. Investing in these areas will create new opportunities for our citizens, draw closer to our societies and give them a fresh dimension of Kosovo - Austria’s partnership. I firmly believe that by building on the friendship built between years of age, mutual faith and our common values, we will continue to build lasting cooperation for today’s generations and those who come. Dear friend. The Austrian people are enjoying lasting peace, prosperity and well-being, while the Republic of Austria succeeds in all challenges and its contribution to a peaceful and united Europe.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward Austria“Për të gjitha këto, shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Austrisë, institucionet e saj dhe qytetarët e saj.”