Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-27 · data through unknown
SQ · statement #17570 ·
Është kënaqësi e veçantë të jem me ju këtë mbrëmje, teksa shënojmë Ditën Kombëtare të Republikës së Austrisë.
Më lejoni që, në emër të të gjithë popullit të Republikës së Kosovës, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe të gjithë qytetarët e saj.
Dita Kombëtare e Austrisë, e shënuar çdo vit më 26 tetor, përkujton një moment kyç në historinë e vendit: miratimin, në vitin 1955, të Ligjit Kushtetues Federal për Neutralitetin e Përhershëm, pas rivendosjes së sovranitetit të plotë të Austrisë. …Full original text (SQ, 1,405 Characters) ▾
Është kënaqësi e veçantë të jem me ju këtë mbrëmje, teksa shënojmë Ditën Kombëtare të Republikës së Austrisë. Më lejoni që, në emër të të gjithë popullit të Republikës së Kosovës, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Dita Kombëtare e Austrisë, e shënuar çdo vit më 26 tetor, përkujton një moment kyç në historinë e vendit: miratimin, në vitin 1955, të Ligjit Kushtetues Federal për Neutralitetin e Përhershëm, pas rivendosjes së sovranitetit të plotë të Austrisë. Dje, Austria e shënoi këtë ditë për herë të 61-të që nga shpallja e saj si festë zyrtare. Kjo ditë simbolizon lirinë, pavarësinë dhe vendosmërinë e një shteti për të ndërtuar të ardhmen e tij mbi parimet e paqes dhe të bashkëjetesës. Të nderuar të pranishëm, Sonte, krahas festimit të Ditës Kombëtare të Austrisë, festojmë edhe miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë. Kjo miqësi është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, si liria, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe përkushtimi ndaj paqes e partneritetit. Austria ka qenë pranë Kosovës në periudhat më të vështira të historisë sonë. Ajo ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në proceset e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
It is a special pleasure to be with you tonight, while we mark Austria's National Day. Let me, on behalf of all the peoples of the Republic of Kosovo, direct you to the most heartwarming sources for the Austria republic and all its citizens. Austria's National Day, marked every year on October 26, recalls a key moment in the country’s history: approval of the Federal Constitutional Law for Permanent Neutrality in 1955 after the full sovereignty of Austria was restored. Children, Austria marked this day for the 61st time since its publication as official holidays. This day symbolizes the freedom, independence and determination of a state to build its future on principles of peace and society. Honorable attendance, Sunday, next to the Austrian National Day festival, we also celebrate lasting friendship between our two countries, Kosovo and Austria. This friendship is built on common values such as freedom, democracy, respect for human rights and commitment to the peace of partnership. Austria has been near Kosovo in the most difficult periods of our history. It was among the first states to recognise Kosovo's independence and has contributed valuablely in building, strengthening institutions and consolidation of our international sovereignty.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward Austria“Austria ka qenë pranë Kosovës në periudhat më të vështira të historisë sonë.”