Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-27 · data through unknown
SQ · statement #17554 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Presidenten Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.
Presidentja Jahjaga e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit. …Full original text (SQ, 819 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Presidenten Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga ekipi i Fondacionit Jahjaga. Presidentja Jahjaga e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit. Ajo shprehu kënaqësinë që në krye të Presidencës së Kosovës është sërish një grua, duke i dëshiruar Presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e mandatit dhe duke shprehur bindjen se do ta përmbushë këtë detyrë me përkushtim dhe dinjitet. Presidentja Shiroka Pula e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, had been waiting today to meet with President Atifete Jahjaga, which was co-chaired by a Jajaga Foundation team. President Jahjaga urged President Shiroka Pula to take on the responsibility of Kosovo's President, expressing her personal and institutional support for the country ' s good. She expressed the satisfaction that, at the head of Kosovo Presidency's presidency, a woman is again, wanting President Shiroka Pula to succeed in the military mission and expressing confidence that he will carry out this task with dedication and dignity. President Shiroka Pula thanked Prime Minister Jahjaga for the resources and support, emphasizing the importance of co-operation and joint contribution to the service of the Republic of Kosovo and its citizens.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja Jahjaga e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit.”