Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-27 · data through unknown
SQ · statement #17553 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë.
Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe qytetarët e saj, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes. …Full original text (SQ, 1,318 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe qytetarët e saj, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes. Presidentja vlerësoi kontributin e Austrisë në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe mbështetjen për shtetndërtimin, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Ajo theksoi gjithashtu kontributin austriak në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për Republikën e Austrisë, institucionet dhe qytetarët e saj, duke nënvizuar potencialin për thellimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë, kulturë, teknologji, ekonomi dhe inovacion. Në fund, Presidentja uroi popullin austriak për paqe, mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm, ndërsa Republikës së Austrisë i dëshiroi suksese në kontributin e saj për një Evropë paqësore dhe të bashkuar.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, participated in a national day note ceremony in Austria. In her speech, President Shiroka Pula added the most tenderest resources to the Republic of Austria and its citizens, stressing sustainable friendship between two countries based on common values for freedom, democracy, respect for human rights and peace. The President assessed Austria's contribution in the most difficult periods of Kosovo’s history, early recognition of independence and support for building up, strengthening institutions and consolidation of its international sovereignty. It also stressed Austrian contribution to the preservation of peace and security through participation in KFOR mission, as well as continued support for Kosovo's Euro-Atlantic aspirations. President Shiroka Pula expressed his gratitude to the Republic of Austria, its institutions and citizens, subsidizing potential for deepening co-operation in education, science, culture, technology, economy and innovation. Finally, the President commended the Austrian people for their continued peace, prosperity and well-being, while the Republic of Austria wanted them to succeed in its contribution to a peaceful and united Europe.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe qytetarët e saj, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes.”
- Positive toward unnamed target“Presidentja vlerësoi kontributin e Austrisë në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe mbështetjen për shtetndërtimin, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.”