Skip to content
DiploTrack
71 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-24 · data through unknown

SQ · statement #17514 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit. …
Full original text (SQ, 1,285 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit. Ajo çmoi përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili me punën, sipërmarrjen dhe suksesin e tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Presidentja vlerësoi gjithashtu praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit. Presidentja Shiroka Pula i inkurajoi bizneset e mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj. Në fund, ajo i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen e tij.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula during his stay in Hungary, met fellow citizens living and working in Hungary at an organized expectation on the Kosovo Embassy in Budapest. In her speech, President Shiroka Pula appreciated the Mergat's contribution to Kosovo ' s history by stressing its role in peaceful resistance, as part of the Kosovo Liberation Army and the construction process. It appreciated the commitment of the Kosovo community in Hungary, which contributes to its work, business and success towards economic development and strengthens relations between Kosovo and Hungary. The President also appreciated the presence of about 300 students from Kosovo in higher education institutions in Hungary, expressing their hope that they will put knowledge and experience gained in the country's development service. President Shiroka Pula encouraged merga businesses to consider investment opportunities and long-term partnerships in Kosovo, stressing that the country needs experience, knowledge and energy of its fellow citizens. At the end, she thanked fellow citizens for their continuing contribution to Kosovo, stressing that the front door remains open to all those who want to contribute in its future.

No tone or topic tags yet.