Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-24 · data through unknown
SQ · statement #17512 ·
Në kuadër të qëndrimit zyrtar në Hungari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), një nga institucionet më të rëndësishme etnografike të Evropës.
Muzeu Etnografik i Budapestit, i themeluar në vitin 1872, ruan mbi 235 mijë objekte etnografike që përfaqësojnë kulturën tradicionale hungareze dhe atë të popujve nga e gjithë bota. …Full original text (SQ, 1,137 Characters) ▾
Në kuadër të qëndrimit zyrtar në Hungari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), një nga institucionet më të rëndësishme etnografike të Evropës. Muzeu Etnografik i Budapestit, i themeluar në vitin 1872, ruan mbi 235 mijë objekte etnografike që përfaqësojnë kulturën tradicionale hungareze dhe atë të popujve nga e gjithë bota. Vizita u zhvillua në ndërtesën e re të muzeut, të hapur në vitin 2022, ku Presidentja u njoh nga afër me koleksionet e pasura të muzeut dhe me punën që kryhet për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në këtë muze ruhet edhe koleksioni shqiptar i Paolo Lazzës (Palokë Laca), i cili përbën një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë etnografike shqiptare. Koleksione të tilla kanë vlerë të veçantë për njohjen dhe studimin e historisë sonë kulturore, duke na ndihmuar të kuptojmë më thellë identitetin, traditat, artizanatet dhe mjeshtëritë që kanë karakterizuar jetën e shqiptarëve ndër breza. Presidentja theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre artefakteve dhe nevojën e ruajtjes së tyre për brezat e ardhshëm.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
At the official stand in Hungary, Kosovo's President Justina Shiroka Pula visited Budapest ' s Ethnographic Museum (Néprizi Muzeum), one of Europe’s most important ethnic institutions. The Budapest Ethnographic Museum, founded in 1872, holds over 235 thousand ethnographic objects representing Hungarian traditional culture and its peoples around the world. The visit took place at the new museum building, opened in 2022, where President was introduced by close contact with Museum's rich collections and work to protect and preserve cultural heritage. At this museum is also preserved the Albanian collection of Paolo Lazzo (Palocé Laca), which gave an important witness to Albania’s ethnic heritage. Such collections are particularly valuable for the recognition and study of our cultural history, helping us to understand more fully the identity, traditions, artifacts and myths that have characterized Albanian life among generations. The President stressed the extraordinary importance of these artifacts and their need to be preserved for future generations.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Neutral toward unnamed target“Në kuadër të qëndrimit zyrtar në Hungari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), një nga institucionet më të rëndësishme etnografike të Evropës.”
- Positive toward unnamed target“Presidentja theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre artefakteve dhe nevojën e ruajtjes së tyre për brezat e ardhshëm.”