Skip to content
DiploTrack
92 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-15 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC

SQ · statement #17251 ·

Ajo më tej tha se përvjetori i Revolucionit Hungarez të vitit 1956 është një rast për të nderuar guximin e atyre që u ngritën për liri dhe për të reflektuar mbi vlerat që i bashkojnë shoqëritë tona. “Për Kosovën, miqësia me Hungarinë është pjesë e një marrëdhënieje që ndërthur historinë me bashkëpunimin e sotëm dhe synimet për të ardhmen. …
Full original text (SQ, 1,006 Characters) ▾

Ajo më tej tha se përvjetori i Revolucionit Hungarez të vitit 1956 është një rast për të nderuar guximin e atyre që u ngritën për liri dhe për të reflektuar mbi vlerat që i bashkojnë shoqëritë tona. “Për Kosovën, miqësia me Hungarinë është pjesë e një marrëdhënieje që ndërthur historinë me bashkëpunimin e sotëm dhe synimet për të ardhmen. Ne besojmë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të forcohen më tej përmes respektit të ndërsjellë, dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret. Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka pohuar Presidentja. Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se në këtë ditë, në emër të qytetarëve të Kosovës, shpreh respektin për historinë dhe qëndresën e popullit hungarez, si dhe bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojë të zhvillohet në dobi të qytetarëve tanë dhe të një të ardhmeje evropiane të ndërtuar mbi paqen, lirinë dhe bashkëpunimin.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

She further said that the 1956 Hungarian Revolution's anniversary is an occasion to respect the courage of those who rose up for freedom and to reflect on values which unite our societies. "For Kosovo, friendship with Hungary is part of a history-building relationship between cooperation and the future. We believe that relations between the two countries can be further strengthened through mutual respect, open dialogue and concrete cooperation. Both Kosovo and Hungary are interested in Europe to be an open space for peace, security, democracy and opportunities for all citizens," said the President. Finally, President Shiroka Pula said on behalf of Kosovo citizens this day, he expressed respect for the history and stability of the Hungarian people as well as belief that friendship between Kosovo and Hungary will continue to benefit our citizens and a European future built upon peace, freedom and co-operation.

No tone or topic tags yet.