Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-15 · data through unknown
SQ · statement #17250 ·
“Lidhjet historike ndërmjet ne shqiptarëve dhe hungarezëve dëshmohen edhe nga marrëdhëniet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me heroin tuaj Janosh Huniadin dhe, më vonë, me të birin e tij, Matias Korvinin. Këto marrëdhënie zhvilluan në një periudhë të rëndësishme të historisë evropiane”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula. …Full original text (SQ, 1,393 Characters) ▾
“Lidhjet historike ndërmjet ne shqiptarëve dhe hungarezëve dëshmohen edhe nga marrëdhëniet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me heroin tuaj Janosh Huniadin dhe, më vonë, me të birin e tij, Matias Korvinin. Këto marrëdhënie zhvilluan në një periudhë të rëndësishme të historisë evropiane”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula. Sipas saj, shembulli i tyre na rikujton se bashkëpunimi ndërmjet popujve, kur mbështetet në interesa dhe synime të përbashkëta, mund t`i kapërcejë kufijtë dhe dallimet. “Kjo trashëgimi historike përbën një pikë referimi të rëndësishme edhe në marrëdhëniet e sotme ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Miqësia ndërmjet dy vendeve është dëshmuar edhe në kohën tonë, përmes marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë. Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë. Bashkëpunimi në arsim, përfshirë mundësitë që ofron programi i bursave Stipendium Hungaricum, u krijon të rinjve kosovarë hapësira për dije, shkëmbim përvojash dhe lidhje të reja me institucionet dhe shoqërinë hungareze. Edhe marrëdhëniet ekonomike dhe dialogu politik krijojnë mundësi për ta thelluar më tej partneritetin tonë” theksoi Presidentja Shiroka Pula.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
"The historical ties between Albanians and Hungarians are also witnessed by the relations of our national hero George Castrito Scanderbeu with your hero Janosh Huniad, and later with his son Mattias Corvin. These relations have developed in an important period of European history," President Shiroka Pula stressed. According to it, their example reminds us that co-operation between peoples when based on common interests and goals can go beyond borders and differences. "This historical legacy also provides an important reference point in today's relations between Kosovo and Hungary. The relationship between the two countries has also been witnessed in our time through diplomatic relations, cooperation in security, education and economics. Hungary recognized the independence of the Republic of Kosovo in March 2008 and currently contributes over 400 bodies to KFOR's mission, which plays an important role in preserving a safe environment and stability in Kosovo. Co-operation in education, including opportunities offered by the Stipendium Hungary Burst Programme, creates space for young Kosovo people to know, exchange experiences and new links with Hungarian institutions and societies. Economic relations and political dialogue also create opportunities for further deepening our partnership," President Shiroka Pula stressed.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Miqësia ndërmjet dy vendeve është dëshmuar edhe në kohën tonë, përmes marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë.”
- Neutral toward unnamed target““Lidhjet historike ndërmjet ne shqiptarëve dhe hungarezëve dëshmohen edhe nga marrëdhëniet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me heroin tuaj Janosh Huniadin dhe, më vonë, me të birin e tij, Matias Korvinin.”