Skip to content
DiploTrack
100 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-14 · data through unknown

SQ · statement #17210 ·

Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ushtarakët dhe pjesëtarët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999. Shumë prej tyre kanë kaluar periudha të gjata larg familjeve të tyre, duke shërbyer në Kosovë me përkushtim dhe përgjegjësi. Kontributi i tyre është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe do të mbetet i vlerësuar nga qytetarët e Kosovës. …
Full original text (SQ, 1,287 Characters) ▾

Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ushtarakët dhe pjesëtarët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999. Shumë prej tyre kanë kaluar periudha të gjata larg familjeve të tyre, duke shërbyer në Kosovë me përkushtim dhe përgjegjësi. Kontributi i tyre është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe do të mbetet i vlerësuar nga qytetarët e Kosovës. Të nderuar të pranishëm, Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë. Ne synojmë që, një ditë, Kosova të mos jetë vetëm përfituese e sigurisë, por edhe kontribuuese e drejtpërdrejtë në të. Të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, duke marrë pjesë në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, përfshirë misionet ndërkombëtare, në përputhje me statusin dhe detyrimet tona si anëtare e NATO-s në të ardhmen. Ndërrimi i komandës është një mundësi për të riafirmuar vazhdimësinë e partneritetit tonë. Gjeneralmajor Ulutaş, ju falënderoj edhe një herë për shërbimin dhe bashkëpunimin tuaj! Gjeneralmajor Vergori, ju uroj suksese në detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ju dhe me të gjithë pjesëtarët e KFOR-it! Ju faleminderit për shërbimin tuaj dhe për kontributin që jepni çdo ditë për paqen dhe sigurinë në Kosovë!

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

I would like to express my deepest appreciation for all the military and contributing states that have served within KFOR since 1999. Many of them have spent long periods away from their families, serving in Kosovo with dedication and responsibility. Their contribution is part of our common history and will be appreciated by Kosovo citizens. Honourable ones present. Our strategic goal for NATO membership remains clear. We hope that one day Kosovo will not only be a security beneficiary but also an directly contributor to it. We support our allies, taking part in joint efforts for peace and security, including international missions according to their status and duties as NATO members in the future. The change in command is an opportunity to reaffirm the continuity of our partnership. General Ulutaš, I thank you once again for your service and cooperation! General Vergori, I congratulate you on your new mission and I assure you of our willingness to continue close cooperation with you and all KFOR participants! Thank you for your service and the daily contribution to peace and security in Kosovo!

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward North Atlantic Treaty Organization“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë.”