Skip to content
DiploTrack
101 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-14 · data through unknown

SQ · statement #17209 ·

Është kënaqësi të jem sot me ju në këtë moment të rëndësishëm të ndërrimit të komandës së KFOR-it, një mision, i cili prej më shumë se 27 vitesh ka rol tëveçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Historia e Kosovës është, në një pjesë të rëndësishme të saj, histori e partneritetit me aleatët tanë. Që nga viti 1999, KFOR-i ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi, ndërsa sot, teksa institucionet tona të sigurisë po zhvillojnë kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, ky partneritet mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën tonë euroatlantike. …
Full original text (SQ, 1,292 Characters) ▾

Është kënaqësi të jem sot me ju në këtë moment të rëndësishëm të ndërrimit të komandës së KFOR-it, një mision, i cili prej më shumë se 27 vitesh ka rol tëveçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Historia e Kosovës është, në një pjesë të rëndësishme të saj, histori e partneritetit me aleatët tanë. Që nga viti 1999, KFOR-i ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi, ndërsa sot, teksa institucionet tona të sigurisë po zhvillojnë kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, ky partneritet mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën tonë euroatlantike. Përgjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve. Ky zhvillim dëshmon se partneriteti ynë ka prodhuar rezultate konkrete. Institucionet e Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm, kapacitete dhe përgjegjësi, duke ruajtur njëkohësisht bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

It is my pleasure to be with you today at this important moment of change in the KFOR command, a mission which has played an essential role in maintaining peace and stability in Kosovo for over 27 years. Kosovo's history is, in an important part of it, the story of partnership with our allies. Since 1999, KFOR has been part of this road, whereas today while our security institutions are developing their capacities and responsibilities, this partnership remains important for the stability of the country and its Euro-Atlantic perspective. Over the years, with support from our international partners we have built and strengthened our security institutions that today hold straight responsibility for responding to safety challenges and protecting citizens. This development testifies that our partnership has produced concrete results. Kosovo's institutions have advanced in professionalism, capacity and accountability while maintaining close co-operation with KFOR and other international partners. In our security architecture, KFOR continues to have a particular importance. His wealth, his mandate and cooperation with local institutions contribute to general security and the trust of citizens.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve.”