Skip to content
DiploTrack
12 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-18 · data through unknown

SQ · statement #17982 ·

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës. …
Full original text (SQ, 971 Characters) ▾

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës. Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit. Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

At the invitation of Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, a meeting was held today with the Working Group on Mapping and Harmonization of State Strategy in relation to Appeal procedures before Specialized Rooms in The Hague to former leaders of the Kosovo Liberation Army. At this meeting, the Head of Working Group on drafting a strategy for protecting former UCK leaders in Apple, Glauk Konjufca and its members informed President Shiroka Pula about their excellent work performance. It was also discussed on the continuation of work with a view to inter-institutional coordination, legal and institutional support for the appellate process. President Shiroka Pula expressed support for the Working Group, with a view to co-ordination of institutional and diplomatic actions on documenting, protecting and affirming historical truth about Kosovo's liberation war and its role in the Kosovo Liberation Army.

No tone or topic tags yet.