Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-09 · data through unknown
SQ · statement #17794 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të kryesuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Presidentja i falënderoi futbollistët për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e deritashme, duke vlerësuar kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. …Full original text (SQ, 851 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të kryesuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve. Presidentja i falënderoi futbollistët për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e deritashme, duke vlerësuar kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo i cilësoi ata ambasadorët më të mirë të shtetit, të cilët me paraqitjet dhe rezultatet e tyre e bëjnë Kosovën të pranishme në skenën ndërkombëtare dhe valëvitin flamurin e shtetit kudo në botë. Presidentja i inkurajoi futbollistët që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe u dëshiroi suksese në ndeshjen e ardhshme dhe në përfaqësimin e Kosovës.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, met Kosovo's National footballists, headed by elected Franco Foda and head of Kosovo Football Federation, Agim Ademi, in front of the fight against Israel, which will be developed on 14 November 2026 under the League. The President thanked footballers for their commitment, dedication and commendable success, assessing their contribution to Kosovo's representation in the international area. It identified the state's best ambassadors, which by their presentations and results make Kosovo available on an international stage and bring about the state’s fame everywhere in the world. The president encouraged footballists to continue with the same commitment and wanted success in future conflict and Kosovo's representation.
No tone or topic tags yet.