Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-05 · data through unknown
SQ · statement #17725 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.
Gjatë takimit Presidentja Shiroka Pula potencoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. …Full original text (SQ, 1,358 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis. Gjatë takimit Presidentja Shiroka Pula potencoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë. Presidentja vlerësoi bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ekziston potencial për ta rritur edhe më tej atë, nëpërmjet mundësive që ofron EFTA. Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, e cila kontribuon aktivisht në Zvicër dhe përbën një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Nga ana e tij, ministri Cassis rikonfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur mbështetjen e tij edhe për Presidenten Shiroka Pula.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with Serbia's Foreign Minister Ignazio Cassiz, an OSCE head. During the meeting, President Shiroka Pula strengthened excellent relations between Kosovo and Switzerland, thanking Minister Cassis for continued support from Sweden to Kosovo. It stressed the importance of further deepening economic relations, increasing trade exchanges and the extent to which Swiss investment is present in Kosovo. The President evaluated the good trade balance between two countries, stressing that there is potential for further increase in it by means of opportunities offered to EFTA. The President also stressed the need for continued support from Switzerland in strengthening Kosovo's position on international ground and its process of membership among international organisations. In this context, President Shiroka Pula stressed the importance of the Albanian market which actively contributes to Switzerland and has a powerful bridge between two states. She expressed appreciation for the commitment of KFOR Swiss contingent to Kosovo since 1999. On his part, Minister Cassis reaffirmed that Switzerland will continue to support Kosovo in the future, expressing its support for President Shiroka Pula as well.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.”
- Neutral toward Nigeria“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.”