Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-11-03 · data through unknown

SQ · statement #17691 ·

Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun. Në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë. Pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës. …
Full original text (SQ, 1,472 Characters) ▾

Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun. Në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë. Pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës. Kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut. Ai është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë. Në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut. Prandaj, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut. Pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës. Begatia merr kuptim të plotë kur ndahet me të tjerët. Në traditën tonë kulturore, urimi “Zoti ju dhashtë bereqet” shpreh një filozofi të tërë jetësore. Ai përmbledh shpresën për të nesërmen dhe mirënjohjen për të mirat e fituara. Ky urim na kujton se begatia është mirësi që duhet vlerësuar, ruajtur dhe ndarë me të tjerët. Në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional. Kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj. Prania juaj në këtë tryezë e pasuron më tej domethënien e saj. Së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë, shprehim mirënjohjen për mbështetjen e tyre. Njëkohësisht nderojmë një traditë që na kujton vlerat që na bashkojnë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The Dark Sea of Lamas is a tradition that links the earth to man, work with gratitude and home. In the Albanian tradition, the end of barley harvests and the gathering of blessings marked a special moment. After months of hard work, families and neighbors gathered around a common market to express appreciation for the results. This tradition reminds us that blessings are not the only fruit of the earth and its produce. He is also a solidarity between people and the open heart of the house. In Albanian tradition, the house of God is also home to a friend. Thus, the extended courtyard is an expression of hospitality, while separate letters testify to one’s respect and trust. This is exactly what they keep on the Dark Day of Lamas. The fortune - teller gets the full sense when he shares it with others. In our cultural tradition, the hatred "the Lord has blessed you" expresses a whole lifetime philosophy. He holds out the hope of tomorrow and is grateful for its blessings. This proverb reminds us that wealth is a virtue to be valued, preserved, and shared with others. In 2002, President Ibrahim Rugova changed this tradition to an institutional level. This festival is a symbol of gratitude for Kosovo's land and its people. Your daughter in this market is further influenced by her meaning. Together with our international friends, we express appreciation for their support. At the same time, we honor a tradition that reminds us of values that unites us.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës.”
  • Positive toward unnamed target“Në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional.”