Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-03 · data through unknown
SQ · statement #17667 ·
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”.
Me këtë rast, në një fjalë para të pranishmëve Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun.
Ajo më tej tha se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar më tej se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës. …Full original text (SQ, 1,467 Characters) ▾
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”. Me këtë rast, në një fjalë para të pranishmëve Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun. Ajo më tej tha se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar më tej se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës. Presidentja Shiroka Pula theksoi se kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, ai është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë. Sipas saj, në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut, prandaj, shtoi ajo, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut, pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës. Presidentja Shiroka Pula tha se në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional, duke shtuar se kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj. Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Under the patronage of Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, a traditional "Lamas Darka" festival was held. On this occasion, in a speech before the audience President Shiroka Pula has said that Darka and Lamas is an tradition relating to earth to man, work with appreciation and home to his friend. She further said that in the Albanian tradition, the end of barley and the harvest marked a special moment, adding that after months of work at summer, families and neighbors gathered around a common market to express their appreciation for labour benefits. President Shiroka Pula stressed that this tradition reminds us that blessing is not only the fruit of the earth and its ability to plant, it's also solidarity between people and open hearts at home. According to her, in Albanian tradition, the house of God is also his friend’s home, so she added that the bedbed table is an expression of hospitality, while the shared bed with others testifies respect and faith toward man, just like this treasure preserved by Darka de Lamas. President Shiroka Pula said that in 2002, President Ibrahim Rugova changed this tradition to an institutional level, adding that the festival is a symbol of gratitude for Kosovo's land and its people. Finally, President Shiroka Pula said that we should keep the Dark Light alive and its values: gratitude, solidarity, hospitality and respect for our people's work.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.”