Kosovo Press release: STATEMENT
2026-11-02 · data through unknown
SQ · statement #17650 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. …Full original text (SQ, 761 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Ambasadori McGurk e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas presidentes Shiroka Pula, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, waited for a meeting with OSCE Heads in Kosovo Ambassador Gerard McGurk. Ambassador McGurk welcomed President Shiroka Pula for his task and wanted him to succeed in fulfilling the mandate. President Shiroka Pula appreciated the co-operation between Kosovo's institutions and OSCE Mission, stressing the importance of its continued support in strengthening democratic institutions, controlling law and protecting human rights and fundamental freedoms. According to President Shiroka Pula, Kosovo institutions are committed to co-operation with the OSCE Mission in terms of strengthening democracy, stability and country development.
No tone or topic tags yet.