Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-30 · data through unknown
SQ · statement #17632 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në manifestimin tradicional ecja simbolike në mbështetje të grave të prekura me kancer të gjirit.
Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se sot jemi bashkë për ta përcjellë mesazhin e qartë se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Ajo më tej ka thënë se kanceri i gjirit prek shumë gra dhe familje, prandaj, sipas saj, përballja me këtë sëmundje kërkon guxim, kujdes dhe mbështetje, por kërkon edhe ndërgjegjësim. …Full original text (SQ, 1,404 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në manifestimin tradicional ecja simbolike në mbështetje të grave të prekura me kancer të gjirit. Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka thënë se sot jemi bashkë për ta përcjellë mesazhin e qartë se zbulimi i hershëm shpëton jetë. Ajo më tej ka thënë se kanceri i gjirit prek shumë gra dhe familje, prandaj, sipas saj, përballja me këtë sëmundje kërkon guxim, kujdes dhe mbështetje, por kërkon edhe ndërgjegjësim. Presidentja Shiroka Pula ka thënë se asnjë grua nuk duhet ta shtyjë kontrollin shëndetësor nga frika apo mungesa e informacionit. Sipas Klinikës së Onkologjisë, ka theksuar Presidentja, çdo vit identifikohen rreth 450 deri në 460 gra me kancer të gjirit, prandaj, ka thënë ajo, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e rregullta janë të rëndësishme. Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se zbulimi i hershëm rrit mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe mbijetesë, prandaj sipas saj, duhet të synojmë që sa më shumë gra ta zbulojnë sëmundjen në fazat e para. Për këtë, sipas saj, nevojiten kontrolle të rregullta, informim i vazhdueshëm dhe shërbime shëndetësore të qasshme për të gjitha gratë. Më tej, Presidentja ka thënë se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, derisa ka shtuar se nëpërmjet mamografëve mobilë, shërbimet po afrohen edhe te gratë në komunat ku mungojnë këto pajisje.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, has today taken part in the traditional manifestation of symbolic walk in support of pregnant women with breast cancer. On this occasion, President Shiroka Pula said we are together today to convey a clear message that early discovery saves lives. She has further said that breast cancer affects many women and families, so she says that coping with this disease requires courage, care and support but also conscience. President Shiroka Pula said that no woman should increase health control from fear or lack of information. According to the Oncology Clinic, the President has stressed that about 450 women with breast cancer are identified every year, so she said regular consciences and controls are important. President Shiroka Pula has stressed that early detection increases opportunities for successful treatment and survival, so we should therefore hope that more women will discover disease in the first stages. To this end, she says that regular controls are needed, continuous information and thorough health services for all women. Further, the President has said that mammography is offered thanks to public health institutions, until it has added that via mobile mammographs services are also being approached by women in communities where these facilities are missing.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në manifestimin tradicional ecja simbolike në mbështetje të grave të prekura me kancer të gjirit.”
- Positive toward unnamed target“Më tej, Presidentja ka thënë se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, derisa ka shtuar se nëpërmjet mamografëve mobilë, shërbimet po afrohen edhe te gratë në komunat ku mungojnë këto pajisje.”