Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-29 · data through unknown
SQ · statement #17606 ·
103 vjet më parë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut, Turqia nisi një kapitull të ri. Kjo ditë përfaqëson një moment përcaktues në historinë e popullit turk dhe në rrugëtimin e tij drejt shtetit modern.
Me këtë rast, përcjell urimet më të përzemërta për popullin turk dhe institucionet e Republikës së Turqisë. Ju uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm! …Full original text (SQ, 1,490 Characters) ▾
103 vjet më parë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut, Turqia nisi një kapitull të ri. Kjo ditë përfaqëson një moment përcaktues në historinë e popullit turk dhe në rrugëtimin e tij drejt shtetit modern. Me këtë rast, përcjell urimet më të përzemërta për popullin turk dhe institucionet e Republikës së Turqisë. Ju uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm! Për Republikën e Kosovës, Turqia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm. Ne kemi miqësi të qëndrueshme dhe interesa të përbashkëta. Marrëdhëniet tona mbështeten në respektin e ndërsjellë dhe në vullnetin për ta thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Kosova e çmon lart mbështetjen e Turqisë në momente të rëndësishme të historisë sonë. Për pjesëmarrjen e Turqisë në ndërhyrjen e NATO-s më 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kontributin në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, jemi thellësisht mirënjohës. E vlerësojmë këtë mbështetje dhe theksojmë rëndësinë e vazhdimit të saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Një dimension i rëndësishëm i partneritetit tonë është siguria dhe mbrojtja. Thellimi i bashkëpunimit me Turqinë në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është me rëndësi të veçantë. Mbështetja turke për trajnimin dhe profesionalizimin e FSK-së dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj strategjike forcon drejtpërdrejt sigurinë. Synimi ynë është që ky bashkëpunim të avancojë më tej, në përputhje me nevojat e Kosovës dhe angazhimin tonë për paqe e siguri.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
103 years ago, under the leadership of Mustafa Kemal Atturk, Turkey began a new chapter. This day represents a decisive moment in the history of the Turkish people and its way to modern state. In this case, it brings the most tenderest resources for Turkish people and institutions of Turkey's Republic. I command you peace, prosperity and steady progress! For the Republic of Kosovo, Turkey is a strategic partner and important allies. We have stable friendships and common interests. Our relations are based on mutual respect and the willingness to deepen cooperation in different areas. Kosovo appreciates Turkey's support at important times in our history. For Turkey's participation in NATO intervention in 1999, the recognition of Kosovo ' s independence and its contribution to ensuring international knowledge, we are very grateful. We appreciate this support and stress the importance of its continuation for Kosovo's membership in international organisations. An important dimension of our partnership is security and protection. The depth of cooperation with Turkey in building Kosovo's protective capacities is particularly important. Turkish support for training and professionalization of the FSK and its strategic capacity development strengthens security directly. Our goal is that this co-operation be further advanced, in line with Kosovo's needs and our commitment to peace and security.
No tone or topic tags yet.