Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-29 · data through unknown
SQ · statement #17602 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.
Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm. …Full original text (SQ, 1,060 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë. Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, was waiting for a meeting with NATO Aleate Force Commander in Europe (SACEUR), General Alex G. Grinkewich. The meeting discussed the security situation in Kosovo and the region, NATO's role in maintaining peace and stability as well as further co-operation. President Shiroka Pula expressed Kosovo's gratitude for the contribution of NATO and KFOR to ensuring security and stability in the country. She stressed that KFOR's presence remains important for the safety of all citizens and stability in Kosovo. The President reaffirmed Kosovo's commitment to strengthening its partnership with NATO and the promotion of co-operation with allies, suggesting that NATO membership remains one of the strategic objectives of the Republic of Kosovo. In this context, President Shiroka Pula stressed that Kosovo remains committed to peace, regional stability and close cooperation with the United States of America, NATO and international partners.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward North Atlantic Treaty Organization“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.”