Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-28 · data through unknown
SQ · statement #17578 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë.
Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit. …Full original text (SQ, 1,171 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë. Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit. Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula në Prizren. Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike. Mbreti Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, has received a message of contempt from the United Kingdom King Charles III for her election. In his letter, King Charles III, together with the couple, addressed sincere resources to President Shiroka Pula, stressing close and lasting friendship between the United Kingdom and Kosovo, supported by joint values and strengthened through years of partnership. The king recalled his first visit to Kosovo in 1999, immediately after the end of the war, as well as the 2016 visit, when together with my husband visited an exhibition on President Shiroka Pula's sensitive work at Prizren. In his message, he stressed that the United Kingdom and Kosovo will continue to work together in support of security and stability in Europe at a time when the world faces major geopolitical and climate challenges. King Charles III expressed the desire that, during President Shiroka Pula's mandate, relations between two countries should be further deepened, bringing better resources to the president and Kosovo people.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit.”