Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-26 · data through unknown

SQ · statement #17542 ·

Jam thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, rrethanat e së cilës kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm. Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. …
Full original text (SQ, 1,411 Characters) ▾

Jam thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, rrethanat e së cilës kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm. Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve. U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend. Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit. Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj. Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

I am deeply concerned about the murder of a woman in Pija’s Vitomria, whose circumstances require urgent, complete and unexpected research. I request from the competent authorities to prioritise not only cases of murder and criminal responsibility for suspected persons, but also treatment of victim requests and actions by each institution that had legal obligation to protect it. It should be clarified whether all necessary measures are taken to assess the risk and protect it. Every sign of risk, every request for assistance and any complaint against institutional failure must be addressed with maximum seriousness. Protecting citizens’ lives and safety is an unnegotiated duty of the institutions. Justice institutions were called upon to act urgently, professionalism and ignorance so that any circumstances of this case would be investigated and the justice would come into effect. No woman should remain unprotected because she seeks help from state institutions. The safety and dignity of each woman must be treated as an institutional fundamental responsibility, so any doubt about failure to fulfill this obligation should receive clear answers. The most sincere comfort to the victim’s family and all its neighbors was expressed. The protection of women’s life is an unnegotiated duty, so there is no compromise when it comes at risk.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Negative toward unnamed target“Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte.”
  • Negative toward unnamed target“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj.”