Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-23 · data through unknown
SQ · statement #17506 ·
Me ftesë të homologut të saj hungarez, Presidentit András Baka, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Gjatë vizitës në Budapest, Presidentja Shiroka Pula do të zhvillojë takim bilateral me Presidentin hungarez, András Baka. …Full original text (SQ, 825 Characters) ▾
Me ftesë të homologut të saj hungarez, Presidentit András Baka, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956. Gjatë vizitës në Budapest, Presidentja Shiroka Pula do të zhvillojë takim bilateral me Presidentin hungarez, András Baka. Në ceremoninë përkujtimore, e cila shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë dhe përpjekjen e popullit hungarez për liri e pavarësi, Presidentja Shiroka Pula do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës. Në kuadër të agjendës së Presidentes Shiroka Pula në Hungari është paraparë edhe një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në këtë shtet.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
At the invitation of her Hungarian counterpart, President András Baka has travelled to Budapest by Justina Shiroka Pula, which will take part in the state ceremony on the 70th anniversary of the 1956 Hungarian Revolution. During the visit to Budapest, President Shiroka Pula will hold a bilateral meeting with Hungarian President Andrés Baka. At the memorial ceremony, which marks one of Hungary's most important moments in modern history and the efforts by the Hungarian people to free independence, President Shiroka Pula will be among about 100 political leaders and representatives from different countries of the world. As part of President Shiroka Pula's agenda in Hungary, a meeting with the Albanian mercenary that lives and works in this state is also ahead.
No tone or topic tags yet.