Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-23 · data through unknown
SQ · statement #17504 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në takim nga homologu hungarez, András Baka, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se Hungaria ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008. …Full original text (SQ, 1,294 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në takim nga homologu hungarez, András Baka, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se Hungaria ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008. Ajo shprehu interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e identifikimit të fushave të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, arsim dhe mbrojtje. Duke folur për integrimin evropian, Presidentja Shiroka Pula theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Kosovës, ndaj kërkoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e vendit drejt statusit të kandidatit për anëtarësim dhe hapave të mëtejshëm të procesit integrues. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it, në Kosovë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kontributi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit. Në fund të takimit Presidentja Shiroka Pula ftoi Presidentin Baka për vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, was expected to meet with Hungarian counterpart András Baka who discussed relations between two states, the European integration process for Kosovo, economic co-operation and security issues in the region. President Shiroka Pula appreciated relations between Kosovo and Hungary, recalling that Hungary was among the first countries to recognise Kosovo's independence on March 19, 2008. It expressed interest in the further deepening of bilateral co-operation. In this context, the President stressed the importance of identifying new co-operation areas, particularly in economics, education and protection. Speaking about European integration, President Shiroka Pula stressed that membership in the EU remains a strategic goal of Kosovo, so he sought Hungary's support for the country ' s advancement towards candidate status and further steps to the integrated process. President Shiroka Pula expressed appreciation for Hungary's contribution to the KFOR mission in Kosovo, assessing its importance on security and stability. At the end of the meeting, President Shiroka Pula invited President Baka for visits to Kosovo at an appropriate time for both sides.
No tone or topic tags yet.