Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-22 · data through unknown
SQ · statement #17464 ·
“Ato sigurojnë që Kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumentet thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik, të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet. Përmes vendimeve të tyre, ato mbrojnë të drejtat themelore, përcaktojnë kufijtë e kompetencave dhe garantojnë respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve”, ka pohuar presidentja Shiroka Pula. …Full original text (SQ, 1,254 Characters) ▾
“Ato sigurojnë që Kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumentet thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik, të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet. Përmes vendimeve të tyre, ato mbrojnë të drejtat themelore, përcaktojnë kufijtë e kompetencave dhe garantojnë respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve”, ka pohuar presidentja Shiroka Pula. Sipas saj, ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë krizash politike, kur presioni mbi institucionet rritet dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese vihet në sprovë. “Pikërisht në këto momente dëshmohet rëndësia e gjykatave të pavarura: ato garantojnë që ushtrimi i pushtetit të mbetet brenda kufijve të Kushtetutës”, ka thënë Presidentja. Ajo më tej tha se për Kosovën, si shtet i ri, Gjykata Kushtetuese ka një rëndësi të veçantë. “Gjatë 17 vjetëve të veprimtarisë së saj, ajo ka kontribuar në interpretimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës, në zgjidhjen e çështjeve kushtetuese dhe në përcaktimin e kufijve të kompetencave institucionale. Përmes vendimeve të saj, ajo ka ndihmuar në zhvillimin e rendit tonë kushtetues dhe në afirmimin e një parimi themelor: asnjë institucion nuk mund të veprojë përtej kompetencave që i përcakton Kushtetuta”, është shprehur Presidentja Shiroka Pula.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
"They ensure that the Constitution is not only in fundamental documents, but to be the highest legal authority under which all institutions are subject. By their decisions they protect fundamental rights, define the limits of competence and ensure respect for the principle of sharing powers," said President Shiroka Pula. According to it, this mission becomes even more important during political crises when pressure on institutions increases and when compliance with constitutional principles is tested. "In particular at these times, the importance of independent courts is seen: they ensure that the military forces remain within their constitutional boundaries," said the President. She further said that for Kosovo as a new state, the Constitutional Court has special importance. "For the 17 years of her activities, she has contributed to interpreting and protecting the Constitution, resolving constitutional issues and defining limits on institutional competences. Through its decisions, it has helped to develop our constitutional order and confirm a fundamental principle: no institution can act beyond the competences laid down by the Constitution," President Shiroka Pula said.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target““Ato sigurojnë që Kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumentet thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik, të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet.”
- Positive toward unnamed target““Gjatë 17 vjetëve të veprimtarisë së saj, ajo ka kontribuar në interpretimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës, në zgjidhjen e çështjeve kushtetuese dhe në përcaktimin e kufijve të kompetencave institucionale.”