Skip to content
DiploTrack
84 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-21 · data through unknown

SQ · statement #17387 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët e uruan për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Presidentja Shiroka Pula i përgëzoi për bashkimin në një listë të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, në të cilën janë bashkuar tetë subjekte politike shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 25 tetor 2026. …
Full original text (SQ, 1,335 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët e uruan për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Presidentja Shiroka Pula i përgëzoi për bashkimin në një listë të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, në të cilën janë bashkuar tetë subjekte politike shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 25 tetor 2026. Ajo u uroi sukses në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin sa më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet e Serbisë. Sipas Presidentes Shiroka Pula, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të mundësonte që shkeljet sistematike të të drejtave të tyre nga ana e autoriteteve serbe të denoncohen më fuqishëm, ndërsa çështjet dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin vëmendjen dhe përfaqësimin e duhur institucional. Në fund të takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 tetorit, në mënyrë që “Koalicioni Shqiptar” të arrijë rezultat sa më të mirë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë të jetë sa më i fuqishëm.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, was expected to meet with representatives from "Squadary Coalition", by Presheva, Bujanoc and Medvegja, who voted in favour of the election for the presidential role of the republic. President Shiroka Pula welcomed the accession to a joint electoral list, known as "The Albanian Coalition", in which eight Albanian political actors have joined to join in Serbia's extraordinary parliamentary elections, which will be held on 25 October 2026. It succeeded in the Sunday elections, stressing the importance of political co-ordination for the strongest representation among Albanians in Serbia's institutions. According to President Shiroka Pula, the increase in Albanian representation in Serbia's Kuwait would have allowed systemic violations of their rights by Serbian authorities to be most strongly denied while issues and demands for legislation on Albanians from the Presheva Valley are being taken into account and duly represented. At the end of the meeting, President Shiroka Pula stressed the need for more mass participation among Albanians in the 25th October elections so that "the Albanian Coalition" can achieve results as best and representing Albanians in Serbia's Copenhagen as possible.

No tone or topic tags yet.