Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-15 · data through unknown
SQ · statement #17247 ·
“Prandaj, kam dëshiruar prej kohësh që këtë përvjetor ta shënojmë në mënyrë dinjitoze, jo vetëm për të vlerësuar veprën e tij shkencore, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që ka bërë për Universitetin, Akademinë dhe shkencën shqiptare”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.
Presidentja Shiroka Pula më tej tha se tetëdhjetë vjet jetë dhe më shumë se pesë dekada veprimtari akademike e shkencore përbëjnë një rrugëtim të gjatë, të pasur me punë, përgjegjësi, sfida dhe arritje, e që sipas saj, është një rrugëtim që meriton respekt dhe vlerësim të veçantë. …Full original text (SQ, 1,266 Characters) ▾
“Prandaj, kam dëshiruar prej kohësh që këtë përvjetor ta shënojmë në mënyrë dinjitoze, jo vetëm për të vlerësuar veprën e tij shkencore, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që ka bërë për Universitetin, Akademinë dhe shkencën shqiptare”, theksoi Presidentja Shiroka Pula. Presidentja Shiroka Pula më tej tha se tetëdhjetë vjet jetë dhe më shumë se pesë dekada veprimtari akademike e shkencore përbëjnë një rrugëtim të gjatë, të pasur me punë, përgjegjësi, sfida dhe arritje, e që sipas saj, është një rrugëtim që meriton respekt dhe vlerësim të veçantë. “Një ndër meritat e tij të veçanta është institucionalizimi i demografisë si disiplinë shkencore dhe universitare në Kosovë. Ai organizoi studimet pasuniversitare në këtë fushë dhe kontribuoi drejtpërdrejt në përgatitjen e brezave të studiuesve të rinj, shumë prej të cilëve vazhduan rrugën e tyre akademike e shkencore”, pohoi Presidentja Shiroka Pula. Sipas Presidentes Shiroka Pula, veprimtariam krijuese e akademik Islamit dëshmon jo vetëm besimin që kolegët kanë pasur ndaj tij, por edhe përkushtimin e vazhdueshëm të tij për zhvillimin, organizimin dhe afirmimin e Akademisë. Presidentja Shiroka Pula tha se kontributi shkencor i akademik Islamit është i gjerë dhe shumëdimensional.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
"Now, I've wanted this year to be marked in a dignified manner not only for assessing his scientific work but also for expressing our appreciation for all he has done for the University, Academy and Albanian science," President Shiroka Pula stressed. President Shiroka Pula further said that for eighteen years he is living and more than five decades academic and scientific actors are making a long, well-established journey with jobs, responsibilities, challenges and achievement, which she considers to be an important path worthy of respect and appreciation. "One of its particular merits is the institutionalization of democracy as scientific and university discipline in Kosovo. He organized post-university studies in this field and contributed directly to the preparation of young students’ generations, many of whom continued their academic and scientific course," President Shiroka Pula said. According to President Shiroka Pula, the creative and academic activities of Islam testify not only to their belief in him but also to his continued commitment to its development, organization and validation. President Shiroka Pula said the academic contribution of Islam is broad and multidimensional.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target““Prandaj, kam dëshiruar prej kohësh që këtë përvjetor ta shënojmë në mënyrë dinjitoze, jo vetëm për të vlerësuar veprën e tij shkencore, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që ka bërë për Universitetin, Akademinë dhe shkencën shqiptare”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.”
- Positive toward unnamed target““Një ndër meritat e tij të veçanta është institucionalizimi i demografisë si disiplinë shkencore dhe universitare në Kosovë.”