Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-15 · data through unknown

SQ · statement #17246 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në promovimin e dy veprave shkencore të akademik Hivzi Islamit, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula tha se këto dy vepra shkencore, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij shumëvjeçare dhe të kontributit të jashtëzakonshëm në studimin e popullsisë së Kosovës dhe të shqiptarëve. …
Full original text (SQ, 1,403 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në promovimin e dy veprave shkencore të akademik Hivzi Islamit, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula tha se këto dy vepra shkencore, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij shumëvjeçare dhe të kontributit të jashtëzakonshëm në studimin e popullsisë së Kosovës dhe të shqiptarëve. Por, sipas Presidentes Shiroka Pula, kjo ditë ka një domethënie më të gjerë sesa promovimi i dy librave apo shënimi i një jubileu, sot nderojmë një jetë të tërë kushtuar dijes, shkencës, arsimit universitar, zhvillimit institucional dhe interesit të përgjithshëm të vendit tonë. “Në historinë e çdo institucioni shkencor ka personalitete që nuk dallohen vetëm për veprat që kanë shkruar, por edhe për gjurmët që kanë lënë në zhvillimin e vetë institucionit, në formimin e brezave të rinj dhe në afirmimin e shkencës në hapësirën kombëtare e ndërkombëtare. Një personalitet i tillë është pa dyshim akademik Hivzi Islami”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula. Ajo më tej tha se për të personalisht, kjo ditë ka edhe një vlerë të veçantë, ngase, si kolege e tij prej shumë vitesh, ka pasur mundësinë ta njoh nga afër përkushtimin e tij ndaj punës shkencore, seriozitetin profesional, përgjegjësinë institucionale dhe këmbënguljen për të ruajtur e avancuar autoritetin e Akademisë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, has today taken part in the promotion of two scientific works by academia Hivzi Islam, with his 80th birthday. On this occasion, President Shiroka Pula said these two scientific works represent an important part of his multi-year creation and outstanding contribution to the study of Kosovo's population and Albanian people. But according to President Shiroka Pula, this day has a broader meaning than the promotion of two books or an anniversary's note, we today respect all life spent on knowledge, science, university education, institutional development and general interest in our country. "In the history of every scientific institution there are personalities that distinguish not only for works they have written but also for traces they have left in their own development, training young generations and affirming science at national and international space. Such a personality is undoubtedly academicly Hivzi Islam," President Shiroka Pula said. She further said that for her personal life this day has also been a special value, because as his colleague for many years he had the opportunity to know closely about its commitment to scientific work, professional seriousness, institutional responsibility and determination to keep up with Academy authority.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Por, sipas Presidentes Shiroka Pula, kjo ditë ka një domethënie më të gjerë sesa promovimi i dy librave apo shënimi i një jubileu, sot nderojmë një jetë të tërë kushtuar dijes, shkencës, arsimit universitar, zhvillimit institucional dhe interesit të përgjithshëm të vendit tonë.”