Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-14 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC
SQ · statement #17212 ·
“Institucionet e Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm, kapacitete dhe përgjegjësi, duke ruajtur njëkohësisht bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula. …Full original text (SQ, 1,465 Characters) ▾
“Institucionet e Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm, kapacitete dhe përgjegjësi, duke ruajtur njëkohësisht bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula. Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ushtarakët dhe pjesëtarët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, duke shtuar se shumë prej tyre kanë kaluar periudha të gjata larg familjeve të tyre, duke shërbyer në Kosovë me përkushtim dhe përgjegjësi. Ajo tha se kontributi i tyre është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe do të mbetet i vlerësuar nga qytetarët e Kosovës. “Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë. Ne synojmë që, një ditë, Kosova të mos jetë vetëm përfituese e sigurisë, por edhe kontribuuese e drejtpërdrejtë në të. Të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, duke marrë pjesë në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, përfshirë misionet ndërkombëtare, në përputhje me statusin dhe detyrimet tona si anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka pohuar Presidentja Shiroka Pula. Ajo më tej tha se ndërrimi i komandës është një mundësi për të riafirmuar vazhdimësinë e partneritetit tonë.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
"The Kosovo institutions have advanced in professionalism, capacity and accountability while maintaining close co-operation with KFOR and other international partners. In our security architecture, KFOR continues to have a particular importance. His speech, mandate and co-operation with local institutions contribute to general security and the confidence of citizens," President Shiroka Pula stressed. The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, has expressed his deepest appreciation for all soldiers and contributors who have served on KFOR since 1999, adding that many of them have spent long periods away from their families, serving in Kosovo with commitment and responsibility. She said their contribution is part of our common history and will be appreciated by Kosovo citizens. "Our strategic nomination for NATO membership remains clear. We hope that one day Kosovo will not only be a security beneficiary but also an directly contributor to it. To support our allies, taking part in joint efforts for peace and security, including international missions, according to the status and duties of us as NATO members future," said President Shiroka Pula. She further said the change in command is an opportunity to reaffirm our partnership's continuity.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward North Atlantic Treaty Organization“Të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, duke marrë pjesë në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, përfshirë misionet ndërkombëtare, në përputhje me statusin dhe detyrimet tona si anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka pohuar Presidentja Shiroka Pula.”