Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-14 · data through unknown

SQ · statement #17195 ·

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Ylli Bajraktari, president i Special Competitive Studies Project (SCSP), me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në letër, Bajraktari shpreh përgëzimet e tij për zgjedhjen e Presidentes Shiroka Pula dhe rithekson përkushtimin e SCSP-së për të mbështetur përpjekjet e Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike, avancimin e potencialit të të rinjve dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin global të inovacionit. …
Full original text (SQ, 1,373 Characters) ▾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Ylli Bajraktari, president i Special Competitive Studies Project (SCSP), me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në letër, Bajraktari shpreh përgëzimet e tij për zgjedhjen e Presidentes Shiroka Pula dhe rithekson përkushtimin e SCSP-së për të mbështetur përpjekjet e Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike, avancimin e potencialit të të rinjve dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin global të inovacionit. Ai vlerëson se Kosova ka mundësi të rëndësishme për të përfituar nga zhvillimi i inteligjencës artificiale, duke pasur parasysh potencialin e të rinjve, ekosistemin në rritje të teknologjisë dhe ndërmarrjet e reja inovative që kanë dëshmuar aftësinë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Sipas Bajraktarit, zhvillimi i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht ekuilibrat ekonomikë, teknologjikë dhe gjeopolitikë në nivel global, duke krijuar mundësi të reja edhe për shtetet e vogla që arrijnë të mobilizojnë talentin, të përqafojnë inovacionin dhe të veprojnë me shpejtësi e vizion. Në këtë drejtim, ai thekson se Kosova ka talentë, energji sipërmarrëse dhe lidhje ndërkombëtare të nevojshme për ta shndërruar potencialin e saj në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, siguri kombëtare dhe ndikim ndërkombëtar.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Kosovo's President, Justina Shiroka Pula, has received a letter of contempt from the Special Competitive Studies Project (SCSP) president Ylli Bajraktar with regard to her election on his office as President. In its letter, Bajraktar expresses his congratulations on the election of President Shiroka Pula and renews ESCSP's commitment to support Kosovo ' s efforts in developing technological capacities, enhancing youth potential and strengthening links with global innovation community. He appreciates that Kosovo has an important opportunity to benefit from the development of artificial intelligence, taking into account young people's potential, technological growth ecosystems and new innovative companies which have demonstrated their ability to compete on international markets. According to Bajraktar, the development of artificial intelligence is constantly changing economic, technological and geopolitical balance at global level by creating new opportunities for small countries that are able to mobilize talent, strengthen innovation and act quickly and decisively. In this direction, he stresses that Kosovo has the talents, business energy and international links necessary to transform its potential for sustainable economic development, national security and international influence.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Ai vlerëson se Kosova ka mundësi të rëndësishme për të përfituar nga zhvillimi i inteligjencës artificiale, duke pasur parasysh potencialin e të rinjve, ekosistemin në rritje të teknologjisë dhe ndërmarrjet e reja inovative që kanë dëshmuar aftësinë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.”