Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-11 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC
SQ · statement #17134 ·
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.
Në mesazhin e tij, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej, në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, i dëshmuar edhe nga pjesëmarrja në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia do ta marrë sërish së shpejti. …Full original text (SQ, 1,492 Characters) ▾
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Në mesazhin e tij, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej, në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, i dëshmuar edhe nga pjesëmarrja në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia do ta marrë sërish së shpejti. “Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella. Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. “Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit presidenti Milanović.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
The President of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka-Pula has received a message of contempt for the case of the receipt by Italian president Sergio Matarella and he of Croatia's republic Zoran Milanovic. In his message, Italian President Sergio Matarella has expressed the desire that co-operation between two countries take a new impetus and deepens further, in line with Italy's continued commitment to Kosovo support, which was also witnessed by its participation in KFOR mission, whose command would soon be taken again. "I also hope that, during your mandate, Kosovo will achieve concrete and lasting progress in the internal reforms necessary to bring it closer to the European common family. On this challenging path, Kosovo will be able to support us," says President Matarella's letter. Meanwhile, Croatia's President Zoran Milanovic has expressed willingness to continue co-operation, particularly on security and stability in the South European region. "Croatia will continue to support Kosovo's integration into international organisations and regional co-operation formats, with particular emphasis on membership in the European Union and NATO. I look forward to an opportunity for a quick personal meeting and exchange of views on the prospects for further development of our relations," President Milanovic wrote among others in his letter of source.
Tone toward targets (3)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target““Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane.”
- Positive toward unnamed target““Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”
- Neutral toward North Atlantic Treaty Organization“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.”