Kosovo Press release: STATEMENT
2026-10-10 · data through unknown
SQ · statement #17129 ·
Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Me rastin e 54-vjetorit të themelimit, dëshiroj t’ju përcjell, në emër të institucionit të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, urimet më të përzemërta dhe respektin e thellë për këtë jubile të rëndësishëm!
Që nga udhëheqja e profesor Aleks Budës e deri nën drejtimin aktual të saj nga z.Skënder Gjinushi, Akademia nisi rrugën e saj si strehë e dijes, e kërkimit të thelluar dhe e mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare. …Full original text (SQ, 1,427 Characters) ▾
Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Me rastin e 54-vjetorit të themelimit, dëshiroj t’ju përcjell, në emër të institucionit të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, urimet më të përzemërta dhe respektin e thellë për këtë jubile të rëndësishëm! Që nga udhëheqja e profesor Aleks Budës e deri nën drejtimin aktual të saj nga z.Skënder Gjinushi, Akademia nisi rrugën e saj si strehë e dijes, e kërkimit të thelluar dhe e mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare. Gjatë këtyre 54 viteve, Akademia ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e identitetit intelektual të kombit shqiptar. Në këtë rrugëtim, ajo ka ruajtur me kujdes trashëgiminë kombëtare dhe, në të njëjtën kohë, është angazhuar në sfidat e reja të shkencës, të inovacionit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë kohë kur shoqëria shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, përballet me ndryshime të thella dhe me kërkesa të larta për dije, dhe për ekspertizë, roli i Akademisë së Shkencave është tejet i rëndësishëm. Për ne, shqiptarët e Kosovës, ky institucion ka qenë dhe mbetet një referencë e rëndësishme e dijes dhe e krenarisë kombëtare. Në këtë 54-vjetor, uroj që Akademia e Shkencave e Shqipërisë të vazhdojë të jetë një shtëpi e hapur e dijes, vend ku gjeneratat e reja të studiuesve gjejnë frymëzim dhe ku Shqipëria e Kosova gjejnë një zë të fuqishëm e të respektuar në botën e shkencës dhe të kulturës.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Honored members of the Albania Academy for Sciences, I would like to congratulate you on this important anniversary's 54th anniversary event on behalf of its institution and my personal name. From the guidance of Professor Alex Budja to its current direction by Mr. Scander Ginginushi, The Academy began its course as a pillar of knowledge, deep research and protection of national heritage. During these 54 years, the Academy has been and remains one of Albania’s intellectual identity pillars. On this path, it has carefully preserved national heritage and at the same time has been engaged in new challenges of science, innovation and sustainable development. At this time when Albanian society, both in Albania and Kosovo, is faced with profound changes and high demands for knowledge, and to experts, the role of Sciences Academy is important. To us, Kosovo Albanians, this institution has been and remains an important reference to national knowledge and pride. In this 54th year, I command that Albania's Academy of Sciences continue to be an open house of knowledge where new generations of students find inspiration and in which Kosovo's country finds a strong and respected voice in the science and culture world.
Tone toward targets (1)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“Me rastin e 54-vjetorit të themelimit, dëshiroj t’ju përcjell, në emër të institucionit të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, urimet më të përzemërta dhe respektin e thellë për këtë jubile të rëndësishëm!”