Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-01 · data through unknown

SQ · statement #17010 ·

“Rektori Statovci na la një shembull që vlen edhe sot: vendi i një profesori është pranë studentëve të vet. Kjo do të thotë t’i dëgjosh, t’i sfidosh, t’u kërkosh më shumë dhe t’i ndihmosh të bëhen më të mirë se brezi që i ka mësuar. Universiteti bëhet më i fortë atëherë kur studenti kërkon më shumë nga profesori dhe profesori kërkon më shumë nga studenti. …
Full original text (SQ, 1,203 Characters) ▾

“Rektori Statovci na la një shembull që vlen edhe sot: vendi i një profesori është pranë studentëve të vet. Kjo do të thotë t’i dëgjosh, t’i sfidosh, t’u kërkosh më shumë dhe t’i ndihmosh të bëhen më të mirë se brezi që i ka mësuar. Universiteti bëhet më i fortë atëherë kur studenti kërkon më shumë nga profesori dhe profesori kërkon më shumë nga studenti. Ndërsa institucionet tona kanë një detyrim të përhershëm: ta mbështesin universitetin publik, ta ruajnë autonominë e tij dhe t’i krijojnë kushtet që dija, puna dhe merita të jenë standardi i tij. Ne do ta bëjmë padyshim pjesën tonë”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu. Duke iu drejtuar studentëve, U.D. Presidentja Haxhiu tha se Universitetin që keni sot e trashëguat nga breza që sakrifikuan shumë që ai të ekzistonte, ata kishin betejat e tyre, ju keni tuajat. “Detyra juaj nuk është ta përsërisni rrugën e tyre. Detyra juaj është ta vazhdoni atë: ta bëni këtë universitet më të mirë se sa e gjetët, ta bëni vendin tuaj më të mirë se sa e gjetët dhe, kur një ditë t’ia dorëzoni këtë universitet brezit që vjen pas jush, të mund të thoni se edhe ju e kuptuat kohën tuaj dhe iu përgjigjët asaj me përgjegjësi”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

"Stavoci Director gives us an example that still holds true today: a professor's country is near its students. This means listening to them, taking the lead in their personal prayers, asking for more of themselves and helping them become better than the seed they were taught. University becomes stronger when a student seeks more from professors and teachers requires higher education. While our institutions have an eternal obligation: they support public universities, preserve their autonomy and create conditions that I knew to be his standard. We will ignore our part," U.D. President Hajiu said. Addressing the students, U.D. President Hajiu said that today's University you inherited from generations that sacrificed much he existed, they had their wars, you have yours. It is not your duty to make them go back on their ways. Your duty is to continue this: do this university better than you can find, do your own country better than you are; and when one day you hand over it to the next generation after you, you may say that you also understand your time and answer it with responsibility," U.D. President Hajiu said.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Ndërsa institucionet tona kanë një detyrim të përhershëm: ta mbështesin universitetin publik, ta ruajnë autonominë e tij dhe t’i krijojnë kushtet që dija, puna dhe merita të jenë standardi i tij.”
  • Positive toward unnamed target“Kjo do të thotë t’i dëgjosh, t’i sfidosh, t’u kërkosh më shumë dhe t’i ndihmosh të bëhen më të mirë se brezi që i ka mësuar.”