Skip to content
DiploTrack
114 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-01 · data through unknown

SQ · statement #17007 ·

“Prej aty, mijëra studentë, profesorë e qytetarë u nisën drejt qendrës së Prishtinës dhe kampusit universitar, duke kërkuar kthimin në hapësirat e tyre. Por ai marshim ishte shumë më tepër se një kërkesë për hapjen e dyerve të universitetit. Ishte një akt i hapur kundërshtimi ndaj një regjimi që për vite kishte synuar t’i mbante shqiptarët jashtë institucioneve, pa zë dhe pa të drejta. …
Full original text (SQ, 1,461 Characters) ▾

“Prej aty, mijëra studentë, profesorë e qytetarë u nisën drejt qendrës së Prishtinës dhe kampusit universitar, duke kërkuar kthimin në hapësirat e tyre. Por ai marshim ishte shumë më tepër se një kërkesë për hapjen e dyerve të universitetit. Ishte një akt i hapur kundërshtimi ndaj një regjimi që për vite kishte synuar t’i mbante shqiptarët jashtë institucioneve, pa zë dhe pa të drejta. Te kordonet e ngjeshura të policisë serbe, protesta u shtyp me dhunë. Protestuesit u rrahën dhe u arrestuan para syve të gazetarëve, diplomatëve dhe opinionit ndërkombëtar. Por atë ditë ndodhi edhe diçka që regjimi nuk e kishte llogaritur: frika nga policia serbe, që për vite ishte dukur e pathyeshme, nisi të thyhej në rrugët e Prishtinës”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu tha se bota pa më qartë çfarë po ndodhte në Kosovë, ndërsa një shoqëri që për vite ishte detyruar të jetonte nën shtypje tregoi se ishte e gatshme ta kundërshtonte atë hapur. “Pas 1 tetorit erdhën protesta të tjera. Kosova po hynte në një etapë të re të rezistencës së saj, tashmë të armatosur, e cila do të vazhdonte deri në çlirim. Thirrjen më 1 tetor e bënë studentët, ndërsa profesorët u rreshtuan përkrahë tyre e pranë tyre. Në krye ecte rektori Ejup Statovci. Ai e dinte rrezikun që merrte mbi vete dhe çfarë mund të sillte përballja me regjimin, por nuk hoqi dorë. Ai tregoi me vepër se në zemër të universitetit është studenti”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

“From there, thousands of students, teachers and citizens started to the center of Pristina and university campus, seeking return to their spaces. But that march was much more than a request for opening the university door. It was an open act of opposition to a regime that had for years intended to keep Albanians out of institutions, without voice and without right. In Serbian police corridors, the protest was forced by violence. Protesters were arrested and arrested before the eyes of journalists, diplomats and international opinion. But on that day something else happened which the regime had not calculated: fear of Serbian police, which for years seemed impossible, began to break up in Pristina streets," U.D. President Hajhiu stressed. U.D. President Hajiu said the world did not know more about what was going on in Kosovo, while a company that had been forced to live under pressure for years showed its willingness to oppose it. “After 1 October other protests came. Kosovo was entering a new stage of its resistance, already armed, which would continue until release. The call took place on October 1st, while the teachers arranged to support them. Chief Rector Job Statovci. He knew the danger and what it could lead to, but he did not give up. He showed by his actions that he was a student at the heart of university," U.D. President Hajhiu said.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Negative toward unnamed target“Te kordonet e ngjeshura të policisë serbe, protesta u shtyp me dhunë.”
  • Positive toward unnamed target“Thirrjen më 1 tetor e bënë studentët, ndërsa profesorët u rreshtuan përkrahë tyre e pranë tyre.”