Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-01 · data through unknown

SQ · statement #17004 ·

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të Ditës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se ka universitete historia e të cilave shkruhet kryesisht në auditorë, biblioteka e laboratorë. …
Full original text (SQ, 1,317 Characters) ▾

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të Ditës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se ka universitete historia e të cilave shkruhet kryesisht në auditorë, biblioteka e laboratorë. Ajo tha se historia e Universitetit të Prishtinës është shkruar edhe në rrugë, në protesta, në shtëpi të kthyera në salla mësimi dhe, mbi të gjitha, nga breza studentësh që nuk pranuan të qëndronin indiferentë ndaj kohës së tyre. “Në ligjëratën e tij “Misioni i universitetit”, filozofi Ortega thotë se në zemër të universitetit është studenti. Më shumë se disiplinat që mësohen aty dhe më shumë se profesorët që japin mësim, universiteti ekziston për studentin. Ortega kërkonte nga universiteti diçka më shumë sesa të përgatiste profesionistë të mirë. Ai besonte se universiteti duhet ta ndihmojë studentin ta kuptojë idenë e madhe të kohës së vet dhe të jetë i aftë t’i përgjigjet asaj”, është shprehur U.D. Presidentja Haxhiu. Sipas saj, nëse ka një universitet ku kjo ide merr kuptim të veçantë, është Universiteti i Prishtinës, ngase sipas U.D. Presidentes Haxhiu, historia e tij është, në një masë të madhe, historia e brezave që e kuptuan çfarë kërkonte koha prej tyre dhe vepruan.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

The soldier of the Degree from Kosovo's President, Albulena Hajhiu, has taken part today in a memorial ceremony for students’ Day at Pristina University. In her speech, U.D. President Hajiu said that there are universities of history which are mainly written in auditors, libraries and laboratories. She said the history of Pristina University was also written on the streets, in protest, at home back to classrooms and, above all, by descendants of students who did not accept being indifferent to their time. “In his "Mission of the University" legislation, Professor Ortega says he is a student at school’s heart. More than the discipline they receive there and more than teachers who teach it, universities exist for students. Ortega asked for something more than to prepare good professionals. He believed that the university should help students understand the great idea of their time and be able to answer it," U.D. President Hajiu said. According to her, if there is a university where this idea takes special meaning, she's the University of Pristina because according to U.D. President Hajiu his story is on an enormous scale the history of generations who realized what time they needed and acted.

No tone or topic tags yet.