Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-01 · data through unknown

SQ · statement #17002 ·

“E dimë se pas fjalës “forcë” ka edhe ditë rraskapitjeje, frike e pasigurie. Ju keni të drejtë ta shprehni edhe lodhjen, ta kërkoni ndihmën dhe ta merrni atë. Nuk ju takon juve t’ua lehtësoni të tjerëve peshën e së vërtetës suaj. Përvoja juaj duhet të dëgjohet edhe kur hartohen politikat shëndetësore. Bashkë me profesionistët shëndetësorë dhe organizatat që ju kanë qëndruar pranë, mund të na ndihmoni të kuptojmë ku ende po vonohet kujdesi dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër”, theksoi U.D. …
Full original text (SQ, 1,467 Characters) ▾

“E dimë se pas fjalës “forcë” ka edhe ditë rraskapitjeje, frike e pasigurie. Ju keni të drejtë ta shprehni edhe lodhjen, ta kërkoni ndihmën dhe ta merrni atë. Nuk ju takon juve t’ua lehtësoni të tjerëve peshën e së vërtetës suaj. Përvoja juaj duhet të dëgjohet edhe kur hartohen politikat shëndetësore. Bashkë me profesionistët shëndetësorë dhe organizatat që ju kanë qëndruar pranë, mund të na ndihmoni të kuptojmë ku ende po vonohet kujdesi dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo tutje tha se sot kujtojmë me dhembje edhe gratë që i kemi humbur, familjeve të tyre u shprehim respektin dhe ngushëllimin tonë, duke vijuar më tej se kujtimi i tyre na ngarkon me përgjegjësinë për të bërë gjithçka që është në dorën tonë për gratë që sot kanë nevojë për trajtim. “Kur të mbarojë tetori e të hiqen shiritat rozë, dikush do të jetë ende duke pritur një përgjigje e dikush do ta ketë ditën e parë të trajtimit. Kujdesi dhe përkushtimi ynë duhet të vazhdojnë për aq kohë sa ato kanë nevojë. Le të punojmë që secila grua, kur të trokasë në derën e një institucioni shëndetësor, ta gjejë aty shtetin për të cilin flasim sot. Kur të hyjë në spital, ajo do të ketë mjaft brenga me vete. Le të gjejë aty njerëz dhe shërbime që ia lehtësojnë barrën. Le ta ndiejë në atë kujdes gjithë përkushtimin që shprehim sot”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo ka falënderuar edhe stafin shëndetësor të Onkologjisë për punën e madhe në këtë drejtim.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

We know indeed that after the word of admonition there will be a day of ease and security. You have the right to express your grief, ask for help and receive it. It is not for you to make the weight of your truth easy on others. Your experience should be heard even when health policies are being charted. Along with health professionals and organisations that have stood by you, we can help us understand where care is still delayed and what to do more," U.D. President Hajhiu stressed. She said that today we remember with compassion the women we have lost, their families expressing respect and comfort to us, as well as their remembering us with responsibility for doing everything in our hand for women who need treatment today. “When October is over and the rice is taken away, someone will still be waiting for an answer and someone will have the first day of treatment. Our care and attention should go on for as long as they are needed. Let us work that every woman, when she knocks at the door of a health institution, finds the state we are talking about today. When she gets into the hospital, she'll be pretty worried about herself. Let him find the people and services that ease their burden. Let him take care of the whole commitment we are expressing today," U.D. President Hajiu said. She has also thanked the health staff of Oncology for their great work in this direction.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Kujdesi dhe përkushtimi ynë duhet të vazhdojnë për aq kohë sa ato kanë nevojë.”
  • Positive toward unnamed target“Përvoja juaj duhet të dëgjohet edhe kur hartohen politikat shëndetësore.”