Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-10-01 · data through unknown

SQ · statement #16999 ·

Nën patronatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot u hap fushata “Tetori Rozë”, me rastin e fillimit të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ku të pranishëm ishin U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. …
Full original text (SQ, 1,299 Characters) ▾

Nën patronatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot u hap fushata “Tetori Rozë”, me rastin e fillimit të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ku të pranishëm ishin U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sëmundja e kancerit mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetësisë dhe një nga sprovat më të rënda në jetën e njeriut. Ajo tha se shumë prej nesh e njohin këtë përvojë përmes dikujt të dashur, ngase sapo një familjar të diagnostikohet kjo sëmundje bëhet brengë e një shtëpie të tërë, duke shtuar më tej se bisedat ndryshojnë, planet lihen për më vonë dhe të afërmit mësohen ta matin kohën nga një kontroll te tjetri. “Shumë prej jush e dini çfarë do të thotë të presësh një përgjigje, t’i nënshtrohesh trajtimit dhe të kërkosh brenda vetes durimin për ta përballuar edhe një ditë të vështirë. Fushatën “Tetori Rozë” po e hapim këtë vit, pikërisht këtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në këtë shtëpi miratohen ligjet dhe ndahet paraja publike. Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që u duhet”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

Under the auspices of Dedra's Army Commander, President Albuena Hajhiu opened the campaign "Tetor Rose", today, with the beginning of the month for conscience about the ageing cancer, where U.D. President Albulena Hadihi was present, Prime Minister Albin Kurti, Health minister Arben Vitia. In her previous speech to the audience, U.D. President Hajiu has said that cancer remains one of the greatest health challenges and one of the most severe trials in human life. She said that many of us know this experience through someone whom we love, because once a family is diagnosed this disease becomes a barrier to the entire home, adding further changes in conversations, plans are later placed, and relatives learn to measure time from another control. Many of you know what it means to wait for a day which will come upon them and that you will have patience therein. We are opening the "Tektor Roz" campaign this year, right here in Kosovo's Copenhagen Republic, in this house laws are passed and public money is divided. It is up to us that women's needs are given the country they deserve and that we can provide necessary care," U.D. President Hajiu said.

Tone toward targets (2)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që u duhet”, u shpreh U.”
  • Positive toward unnamed target“Nën patronatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot u hap fushata “Tetori Rozë”, me rastin e fillimit të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ku të pranishëm ishin U.”