Skip to content
DiploTrack

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-09-29 · data through 24 Nov 2026, 10:00 UTC

SQ · statement #16956 ·

“Në fund të fundit, kjo është edhe arsyeja pse institucionet mbështesin nisma të tilla. Pra, ju e dini shumë mirë që në Republikën e Kosovës, edhe ministritë në vend, pra ekzekutivi, edhe në këtë rast Presidenca apo institucionet tjera mbështesin projektet e organizatave të shoqërisë civile”, pohoi ajo. U.D. Presidentja Haxhiu tha se me nënshkrimin e këtyre kontratave nis padyshim edhe përgjegjësia juaj për realizimin e projekteve në përputhje me atë që është miratuar si dhe për përdorimin e mjeteve publike me përgjegjësi, por po ashtu edhe me transparencë. …
Full original text (SQ, 1,179 Characters) ▾

“Në fund të fundit, kjo është edhe arsyeja pse institucionet mbështesin nisma të tilla. Pra, ju e dini shumë mirë që në Republikën e Kosovës, edhe ministritë në vend, pra ekzekutivi, edhe në këtë rast Presidenca apo institucionet tjera mbështesin projektet e organizatave të shoqërisë civile”, pohoi ajo. U.D. Presidentja Haxhiu tha se me nënshkrimin e këtyre kontratave nis padyshim edhe përgjegjësia juaj për realizimin e projekteve në përputhje me atë që është miratuar si dhe për përdorimin e mjeteve publike me përgjegjësi, por po ashtu edhe me transparencë. “Fondet publike marrin kuptim atëherë kur shndërrohen në punë të dobishme, rezultate të prekshme dhe shumë mundësi për qytetarët e Republikës së Kosovës . Puna juaj në komunitet, me grupet që kanë nevojë për më shumë mbështetje, në kulturë, arsim, sport por edhe në të drejtat e njeriut, plotëson punën e institucioneve dhe forcon lidhjen ndërmjet tyre por poashtu edhe ndërmjet qytetarëve”, shtoi U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo tha se Zyra e Presidentes do të vazhdojë të mbështesë nisma që i shërbejnë interesit publik dhe që krijojnë më shumë hapësirë për pjesëmarrje, zhvillim dhe përfshirje në shoqërinë tonë.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

“In the end, this is also why institutions support such initiatives. So you know very well that in the Republic of Kosovo, both local ministers, so executives, either President or other institutions support civil society organisations' projects," she added. U.D. President Hajiu said that by signing these contracts we are also aware of your responsibility for carrying out projects in line with what has been approved and the use of public means responsible, but also transparency. "The public funds are taken into account when they change to useful work, attractive results and many opportunities for citizens of the Republic of Kosovo. Your work in the community, with groups that need more support, culture, education, sport but also human rights are completed and strengthens their relationship between them as well as among citizens," U.D. President Hajiu added. She said the President's Office would continue to support initiatives that serve public interest and create more space for participation, development and inclusion in our society.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“Pra, ju e dini shumë mirë që në Republikën e Kosovës, edhe ministritë në vend, pra ekzekutivi, edhe në këtë rast Presidenca apo institucionet tjera mbështesin projektet e organizatave të shoqërisë civile”, pohoi ajo.”