Kosovo Press release: STATEMENT
2026-09-26 · data through unknown
SQ · statement #16902 ·
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot në Abri të Epërme.
Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot, në Abri të Epërme, nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët e kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe. …Full original text (SQ, 1,488 Characters) ▾
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot në Abri të Epërme. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot, në Abri të Epërme, nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët e kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe. “Familja Deliu ishte strehuar në mal për t’u shpëtuar sulmeve dhe granatimeve. Forcat serbe i gjetën dhe i vranë nga afër. Mes të vrarëve kishte fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar. Diturije Deliu ishte vetëm gjashtëjavëshe. Ajo u gjet e gjallë nën trupin e nënës së saj, pasi 22 anëtarë të familjes së saj ishin vrarë. Jetoi edhe disa javë dhe vdiq më 19 nëntor 1998”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo më tej ka shtuar, se po atë ditë, pak kilometra më larg, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj po luftonin për të mos lejuar forcat serbe të depërtonin te civilët e strehuar në malet përreth Abrisë. “Veseli ishte mësues. Valdeti ishte ndër veprimtarët e hershëm të UÇK-së në Abri dhe kishte marrë pjesë në disa beteja para se të binte atë ditë. Me ta ishte edhe Arben Xhemajli, i cili mbeti i plagosur rëndë. Pas disa orësh luftimesh, Veseli, Valdeti dhe Afrimi ranë në mbrojtje të civilëve të pafajshëm”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu. Ajo ka thënë se njëzet e tetë vjet më vonë, për masakrën e familjes Deliu askush nuk është dënuar.
Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾
Kosovo President Denar's army, Albulena Hajhiu, along with Prime Minister Albin Kurti, has made the same mistakes today in April. In this case, U.D. President Hajhiu has said that today in April we honored 23 Deli's family spouses and witnesses of the nation, Vesel Demaku, Valde Jamalli and Afrim Haydaraj, on 26 September 1998, protecting civilians from Serbian forces. “The Deliu family had been raised on the mountain to save their attacks and grenades. Serbian forces found them and killed them from nearby places. Among the killers were children, pregnant women and elderly people. Deliu's knowledge was only six weeks old. She was found alive under her mother’s body when 22 members of her family were killed. He also lived for several weeks and died on 19 November 1998,” U.D. President Hajhiu stressed. She added that on that day, a few miles away, Vesel Demaku, Valdet Jamalli and Afrim Haydaraj were fighting to prevent Serbian forces from passing on to civilians scattered on the mountains around April. “The Good News was a teacher. Valdet was among the former UCK activists in Abri and had been involved in some wars before it happened that day. With him was also Arben Jamalli, who had suffered a severe illness. After a few hours of fighting, Vesel, Valdeti and Afrim died in the protection of innocent civilians," U.D. President Hajhiu said. She said that nine and a half years later, for Deli's family massacre no one has been punished.
Tone toward targets (2)
How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.
- Positive toward unnamed target“D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot, në Abri të Epërme, nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët e kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe.”
- Negative toward unnamed target“Ajo ka thënë se njëzet e tetë vjet më vonë, për masakrën e familjes Deliu askush nuk është dënuar.”