Skip to content
DiploTrack
123 of 148 FROM THIS SPEAKER

Government of Kosovo (XKX)

Kosovo Press release: STATEMENT

2026-09-22 · data through unknown

SQ · statement #16802 ·

Ajo ka thënë se më 22 shtator 1998, forcat serbe nisën një ofensivë të gjerë kundër pozicioneve të UÇK-së në Drenicë, duke shtuar tutje se në Gradinë, në një nga pikat më të rëndësishme të mbrojtjes së Brigadës 114, luftimet u zhvilluan nga afër dhe për orë të tëra. “Rrëfimet e bashkëluftëtarëve nga ajo ditë tregojnë se Fehmiu drejtonte luftimet dhe mbante lidhjen me pikat e tjera derisa pozicioni i tyre u godit. …
Full original text (SQ, 1,026 Characters) ▾

Ajo ka thënë se më 22 shtator 1998, forcat serbe nisën një ofensivë të gjerë kundër pozicioneve të UÇK-së në Drenicë, duke shtuar tutje se në Gradinë, në një nga pikat më të rëndësishme të mbrojtjes së Brigadës 114, luftimet u zhvilluan nga afër dhe për orë të tëra. “Rrëfimet e bashkëluftëtarëve nga ajo ditë tregojnë se Fehmiu drejtonte luftimet dhe mbante lidhjen me pikat e tjera derisa pozicioni i tyre u godit. Kur ra Fehmiu, Xheva qëndroi në pozicion dhe vazhdoi luftën për çlirim, duke mos pranuar të tërhiqej. Më 22 shtator 1998, aty ku kishin mbërritur bashkë pas shumë vitesh burgimi, përndjekjeje, mërgimi e përgatitjeje për luftë, aty përfundoi edhe rruga e tyre”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu. U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot nderuam, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, edhe Fatime Hetemin, Shefqet Zekën, Behxhet e Milaim Karaxhën dhe Hamit Lladrovcin, duke shtuar më tej se emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës.

Machine translation (english, opus-mt:mul-en), not checked by a person ▾

She said that on 22 September 1998, the Serbian forces launched a broad offensive against UCK positions in Drenice, adding to their fear that in Gradin, at one of Brigadier's most important defense points 114, wars developed from close and for all hours. "The results of the combatants' reports from that day show Fehmio was leading the wars and keeping track of other points until their position fell. When Femmy arrived, Jeva stood in position and continued the struggle for liberation, refusing to give up. On September 22, 1998, where they had been together after many years of imprisonment, persecution, hunger and preparations for war, their road ended too," U.D. President Hajhiu stressed. U.D. President Hajyu has said that we are honored today, with support for Femme and Jevja as well as Fatim Hetem, Chief Zekhan, Behset by Milaim Karadzhe and Hamit Lladrovcin, adding that their names are an essential part of our glorious history, the war and the sacrifice on which Kosovo's freedom was won.

Tone toward targets (1)

How this statement speaks of each target it names, read by a model from the evidence sentence.

  • Positive toward unnamed target“U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot nderuam, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, edhe Fatime Hetemin, Shefqet Zekën, Behxhet e Milaim Karaxhën dhe Hamit Lladrovcin, duke shtuar më tej se emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës.”